• |
ide | kryesore

Flet shefi i qarkullimit, së shpejti gjoba edhe për këmbësorët (Video)

Stil



Ditën e sotme të ftuar në KafeIn në Intv ishte Ismet Roqi dhe Flavio Qorri. Ata folën rreth një teme mjaft të diskutuar kohët e fundit, atë të gjobave si dhe konfliktin e vazhdueshëm mes drejtuesve dhe policëve rrugorë.

Flavio Qarri e filloi menjëherë me gjobat selective të qëndrimit të gabuar kur bëhet fjalë për makina deputetësh apo modele të shtrenjta por z. Roqi këmbënguli se nuk është më një praktikë dhe se nuk ka dallime mes qytetarëve apo “vipave”. Nga ana tjetër ai tha se në këtë periudhë trafiku rëndohet edhe për shkak të turistëve dhe kthimit të emigrantëve.

Por në këtë drejtim një lajm i mire pasi sheshi “Shqiponja” do të bëhet me mbi dhe nënkalim.

Nga ana tjetër shikuesit e IN TV pyetën edhe për sjelljen e këmbësorëve të cilët shpesh janë ata që bëhen shkak për aksidente dhe Ismet Roqi deklaroi se është një problem i madh dhe do të zgjidhet me gjoba për këmbësorët që shumë shpejt do të vihen në zbatim.

Për të parë lajimn e plotë klikoni në:

http://www.intv.al/ekskluzive-kafein-shefi-i-qarkullimit-shume-shpejt-gjoba-per-kembesoret-shoferet-do-e-mbajne-patenten-nese-paguajne-shume-me-shume-video-64780



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *