• |
ide | kryesore

FOTO/ Ish-ambasadori britanik rrihet barbarisht në rrugë (Kujdes! Imazhe të rënda!)

Lajme, Të fundit



Sër Christopher Meyer, ish-ambasadori britanik në SHBA ka përfunduar në spital pasi u rrah barbarisht nga dy të rinj në një stacion treni në Londër.

74-vjeçari u përball me një tentativë grabitjeje nga dy adoleshentë kur po kthehej në shtëpi. Gruaja e tij tha se nga goditjet ai ka mbetur me hundë të thyer ndërsa sytë i janë fryrë “si tullumbace”.

“Jam absolutisht e tronditur nga niveli i brutalitetit. Është e tmerrshme. Diçka të tillë mund ta shihni vetëm në një zonë lufte”, – tha ajo. Diplomati në pension ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se ka arrestuar autorët. Mediat shkruajnë se një 16-vjeçar dhe një tjetër 15-vjeçar u ndaluan, por u liruan për mungesë provash.

Policia britanike po përballet me një valë krimi të dhunshëm në të gjithë vendin. Denoncimet për dhunë në rrugë u rritën 21% vitin e kaluar me 1.3 milionë denoncime të regjistruara. ©LAPSI.al

Christopher Meyer

Sir Christopher Meyer



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *