• |
ide | kryesore

Gega “heq dorë” nga Europa League, mendon për kampionatin

Sport



Një humbje në një ndeshje të ekuilibruar, por që ngjan me një dorëzim, nëse do llogaritet deklarata pas ndeshjes e teknikut të Partizanit, Skënder Gega, që duket sikur e priste humbjen përballë Maribor në raundin e parë të Europa League.
“Nuk bëmë dot më shumë, sepse dihet gjendja e skuadrës dhe e disa lojtarëve. Donim të ishim dinjitozë, por kemi shumë për të bërë akoma. Sigurisht qëllimi është kampionati dhe aty e kemi vëmendjen dhe duhet të jemi gati” – deklaroi pas ndeshjes tekniku – “Do mundohemi të rikuperojmë në kthim, por është e vështirë. Do e shoh me qetësi, por besoj se kemi bërë më të mirën”.

Që debutimi do të ishte i vështirë për Skënder Gegën në krye të pankinës së Partizanit, kjo ishte parashikuar, duke qenë se kundërshtari ishte Maribor, por skuadra e teknikut kryeqytetas bëri një prezantim të mirë, pavarësisht emergjencës me të cilën punoi për të qendë gati në kohë.
“Ndoshta e vështirëson shumë goli që pësuam, por në aspektin e lojës gjithcka shkoi si e kishim parashikuar. E dinim që Maribor ishte ekip i mirë, por jam i kënaqur dhe mund të merrnim edhe më tepër” përfundoi tekniku i Partizanit.
4-3-3 kurajoz me të cilin tekniku zgjodhi ti krijojë probleme sllovenëve të Darko Milanic, funksionoi të paktën në pjesën ofensive. Megjithatë, për tu shqetësuar ishte mungesa e dublimeve në një kundër një, që shpesh i vuri në vështirëi në qendër, por edhe në krahun e majtë ku luante Kalari. Avantazhi i të kuqve ishte fakti që skuadra e kishte ruajtur fizionominë, në krahasim me sezonin e kaluar, vetëm se një skuadër që arriti zonën europiane me shumë peripeci kishte nevojë për ndërhyrje dhe të paktën Nikolic, emri i vetëm i ri në listën e të kuqve, ka nevojë për më shumë minuta dhe më tepër kohë për tu shfaqur dhe Gega këtë e di…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *