• |
ide | kryesore

Gent Zenelaj sfidon Metën: “Dil nga rreshti si Majko, ji ujk, jo dele!”

Lajme, Të fundit



Ka zgjatur rreth një orë një protestë paqësore e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ajo nisi nga sheshi i godinës aktuale, është ndalur përpara kryeministrisë për tu mbyllur para Presidencës.

Aktori Gentian Zenelaj i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“I dashur President i vendit tim bëhu burrë! Do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend delet, por ata që dalin nga reshti. Mbahen mend ujqërit, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos vetes me këtë turp”, – tha aktori.

“Kjo s’është Tirana që duam. Ajo atje do jetë një WC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu. Duam të jemi kanakarë si kroatët dje. S’kanë asnjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne. Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën” – tha Zenelaj.

Aktori shprehu besim se kreu i shtetit do të ktheje për rishqyrtim në Parlament ligjin. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Per t’u habitur se si s’ka asnje aktor te Pornokallise ne proteste…..
    Pale te shihje sot Fiks Fare, ku sulmoheshin armiqte e popullit Budina dhe Cipi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *