• |
ide | kryesore

Haradinaj pret në zyrë njeriun që kontrollon veriun e Kosovës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim pune me Goran Rakiç dhe nënkryetarin e Listës Srpska Milan Radojçiç. Me këtë rast u legjitimua e miqësia që kryeministri ka me Radojciçin, e që konsiderohet shef i nëntokës në Veri. Haradinaj ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiç dhe mikun e tij të përzemërt, Milan Radojçiç, që tash është zgjedhur nënkryetar i Listës Srpska.

Radojçiç dëshmoi sot në Zyrën e Kryeminsitri Haradinaj se është numri një i serbëve të Kosovës. Legjenda se ai kontrollon gjithçka në veri, dëshmohet edhe me rënditjen në zyrën e Haradinajt. Ai u ulë në krye, ndërsa kryetarin e partisë, e la pas tij.

“Ne këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit./express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *