• |
ide | kryesore

Higuain te Chelsea, por i vendos kushte Juventusit

Sport



Gonzalo Higuain është gati të largohet nga Juventus, por sipas kushteve të tij. Sulmuesi argjentinas është i sakrifikuari i shoqërisë bardhezi për të arritur tek Cristiano Ronaldo. Marotta e Paratici po presin ofertat që duhet të jenë jo inferiore se 55 milionë euro. Pipita nga ana e tij ka shprehur preferencën e tij për Chelsea, por pretendon një dalje të mirë nga Juventus.
Juventus nuk mund ti lejojë vetes të mos bëjë para me ndonjë shitje të rëndësishme pas investimit për Cristiano Ronaldon, por edhe Higuain e ka kuptuar, nga zhvillimet e merkatos, se duhet të jetë gati. Zgjidhja e situatës është Sarri, por edhe ana ekonomike.
Pipita pret të zgjidhet cështja e ish-teknikut të tij tek Napoli, për tu bashkuar me të tek Chelsea. Sigurisht argjentinasi nuk është nga ata që nuk ia njohin vlerëat vetes: londinezëve i kërkon një kontratë prej 7 milionë euro në vit, ndërsa Juventus një dalje të mirë e të pasur. pa këto kushte, sulmuesi është gati të bëhet pengesë. E në këtë pikë, transferimi duket i thjeshte, por nuk është…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *