• |
ide | kryesore

Historia e “IT’S COMING HOME” nuk është si e mendonit!

Rusi 2018, Sport

Nga fillimi i Botërorit anglezët kthyen në himn një këngë të vjetër të viteve 90, që u përhap me shpejtësi nëpër të gjithë tifozët në botë, duke e kthyer madje në cështje supersticioni. “It’s coming home” citon refreni, i përdorur në kor nga tifozët anglezë jo vetëm në stadium por edhe në pub e në rrjetet sociale. “Po kthehet në shtëpi”, në kuptimin e qartë referuar Kupës së Botës, duke të dhënë idenë e një koncepti arrogant. Por realiteti është tjetër.

Kënga “Tre Luanët” nga e cila është marrë refreni, në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me mendjemadhësinë, përkundrazi, është mënyra auto ironike me të cilën “shpikësit e futbollit” janë marrë gjithnjë pak në konsideratë edhe përpara këtij Botërori. Ishin rezultatet në fushë të skuadrës së Southgate që ndryshuan situatën. Teksti i këngës flet se si Anglia (duke iu referuar Europianit në shtëpi në 1996) do të dijë gjithnjë të shkatërrojë gjithcka, të sigurtë se nuk mund të fitojnë një tjetër herë.

Por këtë herë, me Kane e të tjerët anglezët filluan të besojnë vërtetë, ndoshta deri në momentet e fundit të daljes në gjysëmfinale përballë Kroacisë dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë tani është të bëjnë humorin e tyre: “it’s not coming home”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu