• |
ide | kryesore

Investigimi/ Lidhjet e padukshme të kompanisë ‘FUSHA’ me pushtetin e Rilindjes

Arkiva, Kryesore



Prej disa ditësh, duke u nisur nga skandali i prishjes së Teatrit Kombëtar në qëndër të vëmendjes, të publikut, mediave dhe opozitës është vënë kompania që do ta kryej këtë akt, ‘Fusha Sh.p.k’. Sipas versionit që ka servirur kryeministri, ka qenë kjo firmë ndërtimi që ka bërë një ofertë të pakërkuar për të ndërtuar një teatër të ri, duke marrë si kompensim ngritjen e disa kullave në truallin pas godinës që do të shembet.

Nisur nga fakti se për të realizuar këtë gjë që u hartua nga qeveria dhe u votua nga parlamenti një ligj special, duke qenë se për këtë aferë që pretendohet se i kapërcen 200 milionë eurot, u anashkalua Bashkia e Tiranës si pronare e truallit (për arsye se mungonin votat e socialistëve) duke qenë se u shmangën një sërë ligjesh si ai për koncesionet apo partneritetin publik – privat, përditë e më shumë po ngrihet një pyetje:

Cila është lidhja e kompanisë Fusha me pushtetin e Rilindjes?

Ka disa pika të denoncuara nga opozita që e bëjnë këtë marrëdhënie tejet të dyshimtë.

E para/ Si ndryshoi qeveria Tarifën e çmimit të tokës

Me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2012 çmimi i tokës në këtë zonë ishte vendosur të ishte 1,2 milionë lekë për metër katrorë. Në një dokument që Lapsi.al e disponon (http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2013/PDF-2013/42-2013.pdf) qeveria e Sali Berishës kishte miratuar këtë tarifë për vlerën e tokës përreth teatrit. Ai ndejti edhe për disa vjet i tillë nën qeverisjen e Ramës. Por në 2016 kur mesa duket planet e tjetërsimit të pronës kishin filluar të thureshin, ai u përgjysmua. Ky dokument që e gjeni këtu (http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2016/PDF-2016/14-2016.pdf )tregon se çmimi u bë 669 mijë lekë për metër katrorë.

 

 

Po pse e gjithë kjo ulje drastike?

Dyshimet janë se një gjë e tillë u vendos për të favorizuar kompaninë “Fusha Sh.p.k’, në raport me pronarët e tjerë të tokës. Dihet ku sipërfaqja në të cilën është planifikuar ngritja e teatrit të ri dhe kullave mbas tij, përbëhet nga 5500 metra truall i Teatrit, nga 2100 metra tokë pronë publike e Bashkisë Tiranë dhe diferencën e kanë 9 pronarë të tjerë privatë plus firmën “Fusha Sh.p.k’. Dyshohet se përgjysmimi i çmimit nga qeveria, është bërë që t’i lejojë kompanisë t’i blejë tokën të tjerëve me çmim më të lirë, nën presionin se ajo tokë mund të shtetëzohet dhe ata kompensohen me gjysmën e vlerës së mëparshme.

E dyta, kompania ‘Fusha Sh.p.k’, ka qenë e preferuara e Rilindjes në këto vite

Jo vetëm se ka marrë punimet e Sheshit Skënderbej dhe koncesionin e hidocentralit të Kalivaçit, por sipas opozitës ajo ka përfituar plot 78.3 milionë euro para publike.

Po të shikosh tabelën e gjatë ku bien në sy paratë e fituara në negocime pa shpallje, ose të atyre që janë bërë me shpallje, por me një konkurrent të vetëm në garë, të dhënat janë të frikshme. Natyrisht pjesa e luanit të puneve është më Bashkinë e Tiranës. Plot 13 procedura me negocim dhe pa shpallje. Por edhe ato gara që janë bërë me shpallje, në to është paraqitur plot 12 herë një operator i vetëm, pra praktikisht pa garë.

Ajo që bie në sy gjithashtu është se Bashkisë Tiranë, ‘Fusha Sh.p.k’  i merr përsipër çdo punë; parkingjet, pastrimin, vendosjen e drurëve dekorativë etj.

Mbrapa nuk mbetet edhe në shkallë vendi. Fusha ka marrë përsipër rikonstruktimin e bulevardit të Vlorës, sheshin para portit në Durrës, restaurimin e Ministrisë së Brendshme, pyllëzimin e Kodrës së Currilave, ndërtimin e shëtitores së Himarës, ndërtime shkollash, rehabilitime universitetesh e pa fund punë publike.

Në total në të gjithë vendin nga 127 prokurime gjithsej, 41 prej tyre i ka fituar me negocim pa shpallje ndërsa në 86 ku ka pasur garë të shpallur në 36 ka qenë konkurrenti i vetëm dhe në 18 është shpallur fituese duke pasur oferten më të lartë.

Vetëm pasi shikon këto tabela dhe këto shifra, mund t’i bësh pyetjen vetes: A mund ta ketë këtë fat një biznes tjetër në Shqipëri? Dhe pasi ke marrë përgjigje për të, mund të ngresh një tjetër dilemë retorike: A arrihen të gjitha këto pa pasur nga pas shtetin?

©LAPSI.al 

 

 



4 Comments

  1. E cfare pastaj,zere se eshte Ulkonja,njer do fitoi,dini gje see u ndahet buke falas,ku ka uje falas.I lumte Fushes apo Malit,pse Delijorgji do fitoje apo Fazllici.Kush r rruan.Fjale koti

  2. Klima qe eshte krijuar qe nga 2009, mandatin e dytebte PD, eshte mbytese per biznesin vendas, dhe refuzuese per ato te huaj. Nje skeme e ardhur dhe ideuar nga jashte zbatues te se ciles u be Berisha, dhe akoma me shime akoma Rama@co.
    Nje grusht, jo me shume se 10kompani, qe kane vene ne dispozicion emrin e tyre, per lavazhin e parave te pushtetit. Zamiri, Ceti se fundmi, Cim fusha, Besnik Sula, Klodian Zoto, Tan Dulaku Vilma Nushi Gent sula jane vetem disa emravenes, per llogari te pushtetit. Vete kane perfituar nga nje kocke, por ne thelb lavazhojne parate e Rames, parate e pista te pushtetit. U perzu me dhune Banker Petroleum, TIA aeroport Gjermanet,Sheratoni ato pak emra nderkombetaresh, per tu zevendesuar me keto skema. Shqiperia eshte kthyer ne nje vend pa shprese, ku plackitet e grabitet per dite. Nje vend i disniveleve te medha, me popullin me te varfer ne europe, dhe pushtetaret me te pasur. Basha nga ana tjeter, eshte vete nje zbatues besnik i ketyre skemave, dhe vasal i ketyre oligarkeve.

  3. cdo dite degjojme po te njejten tregim po si nuk cohet njeri sa I pa shprese paska qene ky popull. Nuk e dine se cfare ka ne dore ky popull qe mund ti zbythin per 48 ore keta plera apo oligarkke sic I quajne…

  4. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……
    Klika punisto-mafioze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *