• |
ide | kryesore

Kërkohej për grabitje me armë, merr fund në Gjermani aventura e të riut shqiptar

Lajme



Aventura e një shqiptari në Gjermani për t’i shpëtuar drejtësisë nuk ka shkuar siç e kishte planifikuar.

Teksa udhëtonte me një Volksëagen Passat me targa shqiptare, shqiptari u ndalua nga policia gjermane ditën e djeshme në Irschenberg.

Pasi i kërkuan dokuemntat 29-vjeçarit, autoritetet gjermane vendosën të kontrollojnë më tepër për shqiptarin duke zbuluar se kishte ndryshuar emrin.

Madje këtë gjë e kishte bërë pasi me emrin e vjetër ishte paditur nga prokuroria e Kiel për një grabitje me armë të ndodhur në Neumunster.

Falë emrit të tij të ri shqiptari 29-vjeçar kishte mundur të udhëtonte në Zvicër, Itali e Francë por aventura e tij përfundoi në Gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *