• |
ide | kryesore

Lajmi i rremë/ Reagon Robert Budina: Nuk jam dënuar kurrë, mediat shpifën

Lajme, Të fundit



Dy ditë më parë, një seri portalesh publikuan të njëjtin tekst, sipas të cilit “dy drejtuesit e protestës së Partisë Demokratike për teatrin, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë të dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendim të formës së prerë, si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh pas një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK)”.

Pas dënimit, thuhej në këtë lajm, Budina dhe Çipi i janë shmangur në vazhdimësi zbatimit të vendimeve gjyqësore, duke mos e kthyer kurrë shumën për të cilën janë dënuar.

Por regjizori Robert Budina e ka përgënjeshtruar lajmin me një deklaratë publike. Budina deklaron se gjithçka është një sajesë dhe se ai nuk është paditur nga asnjë institucion shtetëror, e aq më tepër të jetë dënuar.

Për këtë i kërkon të gjitha mediave që publikuan lajmin të bëjnë përgënjeshtrim, përndryshe do t’i padisë në gjykatë.

KËRKESË PËR PËRGËNJESHTRIM

Më datë 10.07.2018 është publikuar në disa media online dhe televizione një lajm i rremë ndaj personit tim si i dënuar nga gjykata e rrethit Tiranë i cili ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata e apelit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.

NË PËRGJEGJËSI TË PLOTË CIVILE DHE JURIDIKE DEKLAROJ:

UNË ROBERT BUDINA, NUK JAM PADITUR KURRË NGA ASNJË LLOJ INSTITUCIONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, E AQ MË PAK DËNUAR KURRË NGA ASNJË LLOJ GJYKATE.

Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë, përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumëvjeçare që kam mbi supe.

Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv.

Akuza e trumbetuar ndaj meje, bëhet në këtë moment specifik të aktivitetit dhe angazhimit tim shoqëror që përkon me betejën e vështirë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj nga pushteti i diktaturës së sotme që po instalohet në Shqipëri.

Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vëndi.

Me respekt
Robert Budina



7 Comments

  1. Teknike e cjeter e Sigurimit ….. personat qe nuk pranonin lojen e piset i shpifshin qe ti izolonin nga njerezit ….. tashme gjerat kane ndryshuar ….. shpifja përcillet nga mediat “indipendente” apo “te pavarura” …. ja kshu këto pune ….

  2. A e shikoni pra se sa vret nje lajm i rrem ?
    Edhe ky portal me Bushatin & Shkullakun ne krye eshte nje i tille, ku cdo dite fabrikohen lajme te rreme ose deformohen lajme te verteta. ( del dokumenti… , Skandali…. Si e vodhi pronen … etje etj )
    Tani qe dhe pala kundershtare ( mediat pro qeveritare) po bejne nje gje te tille …sikur po ju djeg prapanica disave .

    nuk vazhdohet me me lajme te genjeshterta . Do vij nje dite qe do ju godasin juve vete .

    Imagjinoni sikur te fillojne shpifjet per familjet e njeritjetrit, Cfare ? do merrni pushket dhe do vrisnin njeri tjetrin ?

  3. Lirine e fjales, te mendimit ne te shprehur, e botim, pa cenuar e denigruar sot eshte domosdoshmeri. Qe te japesh nje lajm, e sidomos ne kete portal, u dashka thene botueseve te portalit se po genjejne e disiformojne. Atehere, shikoni tere pushtetet e kesaj qeverie, shikoni kete fare kryeministri se sa na kane genjyere mashtruar ne si popull, ketyre c; duhet tu bejme.Nuk na vjen e keqia nga portalet, apo nga ndo nje mendim casti, jo, jo, por nga ligjeshmeria e pushtetit per te na mashtruar cdo dite, me genjeshtra e fantazite e ketyre fare mostrash qeveritare. Beni lufte me qeverite ,, e jo me fakiret, qe gjithesesi mundohen qe te na informojne, e te behemi te vetedijshim.

    1. pse me duket se po ben propagande me nje lajm te thjeshte qe flet per nje ceshtje mbareboterore sot, fake news. Dihet qe ne te gjithe boten burimi i fake news eshte media. Ato qe genjejne qeverite nuk jane as 5% e genjeshtrae qe prodhon media.

  4. Kethimi imetodave per te shpifur e denigruar, nga keta bije te te kuqeve, sot eshte bere e modes ne rrotullimin e pushteteve, por keta qe jane sot ne pushtet, me zorraxhinjte e tyre servile, me makinerine e tyre propagandistike kane ne dore qe edhe popullin ta quajne tradhetar. Mjeshterit e hajdutllekut bertasin,,,,,,Kapeni hajdutin,,,Kjo eshte atmosfera e zhvillimitpolitiko ekonomikqe na kane cuar qelbesirat.

  5. Te jete 5% per kete qeverine tone, ku ta gjejme, por jemi ne nje qeveri qe genjen 85% te atyre qe premton e ka premtuar. I PAEMER. mos abuzoni me opinionet ne bote, se ne jetojme ne nje vend qe s;po na duket vend por treg hashashi, kontrabande, vjedhje, , e varferi qe nga dita ne dite vjen e rrenohet, e keshtu ky shtet qe na lufto lajmet e genjeshtra,,, eshte shteti me genjeshtar ne bote, me te gjithe te zezat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *