• |
ide | kryesore

LSI kushtëzon ligjin për Shkollën e Magjistraturës me ligjin për Koncensionet

Lajme, Të fundit



Lëvizja Socialiste Për Integrim e kushtëzon votën e saj për projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si projektligji për shkollën e magjistraturës, me ndryshimin e ligjit për koncesionet.

Në një intervistë për Tema TV, Naço la të kuptohet se mazhoranca duhet të marrë parasysh propozimin e LSI-së për ligjin për koncesionet, të depozituar para dy vitesh. Naço tha se projektligji i propozuar nga dy deputetët e mazhorancës, Manja dhe Bushka, është një projektligj blic dhe i hartuar sipas interesave të mazhorancës.

Ish-ministri i Drejtësisë i quajti spekulime deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se është në negociata zyrtare me LSI-në. Ndërkohë, një ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në “Facebook” tha se nuk do të bëhet pjesë e asnjë pazari me Partinë Socialiste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *