• |
ide | kryesore

Nuk luftohet Rama, pa goditur biznesmenët e tij

1, Ide



Nga selia e Partisë Demokratike është siluruar edhe njëherë me forcë lidhja okulte mes kryeministrit të vendit dhe kompanisë së cilës ai i ka dhënë pa garë dhe pa tender të drejtën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe lulëzimin mbi atë truall të një biznesi që e kalon fitimin prej 200 milionë eurosh.

Është e vështirë të vendosësh duart në zjarr për të gjitha ato që pretendon PD-ja, pra se ky biznes është vazhdë e rikonstruksionit të zyrave të kryeministrisë, e ndërtimit të vilës së Surrelit, e rreth 80 milionë eurove para publike për kompaninë etj.

Eshtë po ashtu e pamundur të bësh një lidhje direkte mes akuzës aq shumë të përhapur, se paratë e drogës po investohen në lejet e ndërtimit të Ramës, duke u nisur nga fakti se një pjestar i familjes Fusha, qenkësh një trafikant i njohur ndërkombëtarisht.

Megjithëatë, ka mjaft elementë që flasin për një mardhënie jo normale mes një biznesmeni dhe një politikani që praktikisht vendos për gjithçka.

Fakti se u shpik një ligj special për të rrëmbyer një të drejtë të këshillit bashkiak të Tiranës (ku PS nuk i ka votat) tregon shumë. Po aq tregon edhe e dhëna tjetër, se pasi Fusha u bë pronar, çmimi i tokës publike u përgjysmua me vendim të Këshillit të Ministrave (vetëm kaq do të mjaftonte që një prokurori e pas reformës në drejtësi të fillonte hetimin). Edhe më e rëndë është akuza se kjo tokë publike po i ofrohet pa asnjë lloj konkurence një kompanie private.

Lexo më tej:

Investigimi/ Lidhjet e padukshme të kompanisë FUSHA me pushtetin e Rilindjes

Pra, mjaftojnë këto të dhëna që të gjithë ata që nuk janë të kapur nga qeveria dhe nga oligarkët rreth saj të thërrasin skandal.

PD-ja po e bën këtë dhe të njëjtën rrugë po ndjekin edhe kritikët e Rilindjes të pa rreshtuar politikisht.

Por, me sa duket, tani kemi mbërritur në një fazë kur e gjithë kjo është e pamjaftueshme. Kur fokusimi në një skandal të vetëm, qoftë ky shembja e teatrit, stadiumi me kullë, koncesionet në shëndetësi, lejet e ndërtimit apo ngritja e inceneratorëve, nuk ka më vlerë.

Tani problemet nuk janë episodike, por politike.

Strategjia e Edi Ramës është që t’a sundojë këtë vend me maksimumi 10 -15 oligarkë. T’i bëjë ata zotër të të gjitha pasurive të Shqipërisë, t’i përdorë ata për projektet e veta, sa delirante po aq dhe kleptokratike dhe sa herë t’i duhet t’a shfrytëzojë cash-in që i ka dhuruar atyre, për të blerë zgjedhjet, për të korruptuar mediat, për të futur në xhep drejtësinë dhe në ndonjë rast më minor, për të shndërruar në lolo ish aktorë të rrevoltuar.

Natyrisht, kjo lloj strategjie nuk lejon rrugë tjetër veçse një kundërpërgjigje në nivelin dhe përmasat e saj. Rama nuk mund të shihet më si e keqja e vetme duke e ndarë nga biznesmenët që realizojnë qëllimet e tij. Ai duhet të kundërshtohet në bllok, bashkë me ata 10-15 vetë, që po i zhysin duart në të njëjtin llum.

Në këtë kuptim, sado e guximshme të duket, linja denoncuese e opozitës për lidhjen okulte Rama- Fusha, është e pamjaftueshme. PD-ja duhet të gjejë forcën të godasë bashkëpuntorët e Ramës që kanë qenë më parë edhe financues të saj. Lulzim Basha duhet të ketë kurajon të ngrejë sytë e përmbysur dhe t’i vërë gishtin emrave me të cilët kryeministri e sfidoi në sallën e parlamentit.

Në këtë kuptim edhe ne gazetarët duhet t’i japim fund paktit të heshtur për të shigjetuar shefin e qvererisë duke falur sejmenët e tij, që financojnë me anë të reklamave mediat tona.

Në këtë kuptim edhe aktivistët e e OJF-ve pro biznesit duhet ti japin fund teatrit me titull: “sipërmarësit nuk preken”.

Të gjitha këto mund të kenë qenë të vlefshme deri më tani. Por në situatën e re, kur kryeministri ka vendosur ta sundojë vendin me një grusht oligarkësh, gjithçka ka ndryshuar.

Në shoqërinë e sotme, kontradikta kryesore nuk është më ajo mes bijëve të ballistëve dhe atyre të komunistëve, as ajo mes liberalëve dhe konservatorëve, as ajo mes çeçenëve dhe labëve.

Në qorsokakun ku Edi Rama e ka futur vendin, lufta e vërtetë është ajo mes atyre pak njerzve që stërpasurohen çdo ditë e më shumë, në kurriz të atyre që vidhen gjithnjë e më tepër. Në këtë fazë të re, beteja është mes pak milionerëve të krijuar pandërshmërisht dhe të grabiturve padrejtësisht.

Dhe pa e parë opozitarizmin me Edi Ramën në këtë optikë, çdo përpjekje tjetër do të jetë e kotë. Me aleatët e tij, që falë pushtetit të parasë, janë në gjendje të shkretojnë gjithçka, ai do të bëhet i përjetshëm. Ai, ose bie bashkë Fushën, ose do ta shndërojë këtë vend në një fushë të pamatë për harbimin e tij pervers.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Lubonja e kapi moshen e budallallikut por stafeten e ka lene ne dore te sigurt te Bushati.se ky bushati i rriti dhe audiencen topit prandaj e qeruan dhe blushi i zhgenjye.

  2. Shikoni fotografine e Bushatit, thone se fotografia e tipave te tij Andit,gjenden kudo, shikoni syte ! A nuk jane si te nje modele e filmave porno!Ashtu si prostitutat edhe Andi eshte njelloj! Shitet dhe blihet! Te luftojme Ramen thote Andi piciruku,qe ja ndronte breket Saliu ne Paris. Patjeter luftoje Ramen per gabimet qe ben! Te gjithe duhet! Por per cfare? Na tregoni krimet Andi jo ato qe thote krimineli sali,por krimet e verteta! Dhe kush vrasesi dhe tradhetari serbo-grek saliu njeriu i piramidave,2 Prillit,Gerdeci,lufta veri jug,21 Janari! A ka bere Rama krime te ngjashme me te Brrishs? Plehra!

  3. Ulu fush/te dali Mali.I lumte bytha,pse vetem Meta,Luli,Berisha,Nano do vjedhin, eshte rradha Neve,kot Hani mut.

  4. Andi!
    Mos u lodh më, nuk e ndihmon dot më Edi Ramen…
    Mbete duke bere krahasime,barazime,perafrime dhe analogjira me PD!
    PD nuk ka me ,por dhe po te kishte ato qe ben dhe do beje Rama nuk mund as ti kene shkuar neper mend!
    Rama do beje çdo gje qe perversioni I tij ja dikton..
    Pastaj ,kur ti vije dita ,perpara Gjykates do vertetoje me dokumenta te sakte paaftesine e tij per te kuptuar dhe deshiruar…
    Rama eshte I semure psikik me diagnoze dhe kartele klinike…madje me rrenje te forta familjare te semundjes sepse gjyshi I tij nga nena Petro Koleka ka qene psikopat I njohur..
    Ska gjykate qe e denon dot Ramen..
    Kjo eshte ajo e famshmja skeni pare gje akoma…enderra e çdo psikopati…te beje çdo te keqe dhe pastaj te mbrohet me semundjen….
    Po keto ti And i di nga gjysherit …..
    Njerez si Rama jane fatkeqsi…
    Boll , boll e mbrojte….

  5. O Bushat leri biznesment dhe teatrin keto kohe dhe merru vetem me detin, se brenda dy javesh do ua dorezojme gjithe ate pasuri detare grekut, dhe gjithe kete pa lufte, me vete deshire. Kjo eshte tema me e rendesishme e shekullit

  6. Mire te thote dil te protesta e politikaneve aktor dhe ai tjetri se po i iken deti pa dal letrat ndihmoje te shkretin bushat,merni armet ti,ai dhe saliu te mbroni vatanin qe na la saliu.

  7. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……
    Klika punisto-mafioze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *