• |
ide | kryesore

Pas deklaratës për Trump, arrestohet pornostarja

Paparazzi, Slider



Pornostarja  Stormy Daniels u bë sensacion në mediat e huaja për shkak të deklaratave të saj lidhur me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo u shpreh se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Donald Trump dhe kaq ka mjaftuar që i gjithë opinion publik në SHBA të shpërthejë në debate e diskutime. Mbrëmjen e djeshme Stormy është arrestuar teksa performonte në një club striptizmi pasi kishte lejuar një prej paguesve (sponsorave) ta prekte, gjë që është e ndaluar nga ligjet e Ohio-s.Avokati i pornostares është shprehur në Twitter se e gjitha është një sulm politik ndaj Daniels, për shkak të deklaratave të saj lidhur me Trump.Sipas avokatit Michael Avenatti, pornostarja po performonte në club-in e striptizmit “Sirens” në Columbus, Ohio, kur është prekur në një mënyrë aspak seksuale nga një prej paguesve.

Stormy-t do t’i duhet të presë disa ditë para se të dalë para jurisë dhe gjyqtarit për të mësuar nëse do të përfundojë pas hekurave apo do të jetë e lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *