• |
ide | kryesore

Për një kapricio e sheh finalen nga divani…

Rusi 2018, Sport



“Mjaft bëre teka, përndryshe…”. Cilido këtë frazë e ka dëgjuar shumë herë në jetë, kush më pak e kush më tepër. E pas asaj “përndryshe” është zëri i prindit apo trajnerit. Rëndësia e frazës ka qenë gjithë e ndryshme, por pas Rusi 2018 preku një tjetër nivel: “Përndryshe nuk luan në finalen e Botërorit”. Citati është i teknikut të Kroacisë Dalic, i destinuar për sulmuesin Nikola Kalinic. Ai që për një kapricio arriti të prishë një sezon të keq, por që me finalen e Moskës do të kishte patur një mbyllje madhështore. Por jo, për kroatin, pica e birra me miqtë në divan, për të parë Kroacinë në të cilën deri pak ditë më parë ishte vetë ai protagonist.

Si thuhet në këto raste, bie nga shiu në breshër Kalinic që dështoi të bëntë impak në Milano dhe shkatërroi me naivitet të vetmen gjë të bukur, që do ta contë në Luzhniki. Kalinic kërkoi ti fshihte teknikut kroat problemet e tij fizike, duke refuzuar të futej në fushë në minutat finale kundër Nigerisë, duke fituar kështu një biletë kthimi të parakohëshme nga Federata Kroate e Futbollit, gjë që I lejon tani ta shohë nga shtëpia Botërorin më të lavdishëm të të gjitha kohërave për Kroacinë e tij.

E gjitha për një kapricio, sic e konsideroi Clarin nga ana tjetër e oqeanit Atlantik. Për Kalinic ka vetëm një ngushëllim: medalja, sido të jetë e artë apo argjendtë, duke qenë se për Fifa ishte pjesë e delegacionit kroat, do ti vijë në shtëpi, edhe duke qendruar në divan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *