• |
ide | kryesore

Plazhi i Velipojës “skenë krimi” pas ndërhyrjes së FNSh-së

Lajme, Të fundit



Velipoja është zgjuar kështu mëngjesin e së enjtes, në disa pika të ndryshme të vijës bregdetare, nga derdhja e Bunës në Vilun.(shikoni foton dhe videon) Shkak u bë një operacion blic i policisë së shtetit, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Hetimit Tatimor.

7 biznese janë bllokuar, ndërsa njërit prej tyre ju sekuestruan shezllonet. Aksioni për lirimin e hapësirave publike erdhi pas denoncimit që kishte bërë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e cila tha se ndërhyrja ishte përgjegjesi e këtyre institucioneve. Sipas Bashkisë, subjektet në fjalë nuk kanë leje për ushtrimin e aktivitetit dhe nuk kanë paguar detyrimet përkatese siç e përcakton ligji.

Por vetë pushuesit janë të çuditur nga ky rrethim i vendit si në një skenë krimi, e që bëhet pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Operacioni i kryer në mesnatë u shoqerua me debate mes pronareve të shezlloneve dhe përfaqësuesve të policisë së shtetit. Aksioni ka lënë pas heshtjen, pasi përveç pushuesve, askush tjetër nuk ka pranuar të flasë gjatë të enjtes për atë që ndodhi në Velipojë, qoftë nga hetimi tatimor, policia, apo bashkia Shkoder./ora news



2 Comments

  1. Per ty i Pa emer,,,, Ligji ka zbatimin ne kohe e moment. Qe te zbatosh ligjin ne ora 2 te nates, eshte njesoj sikur ke vajtur te vjedhesh, e para, e dyta shkohet me vendim prokurori, a gjykate, ose me vendim te keshillit bashkiak. Ne kkete mesele, sipas pergjigjeve te drejtorit te policise duket se kjo eshte bere me urdher policesk, apo politik, sepse shteti duhet te nxjerre dokumentet e nderhyrjes per te justifikuar shkelesit. Ne shkelje te vertetohet me ligj zaptimi i tokes, plazh, ose rere, , , toke shteti, apo private, te ballafaqohen me shkelesit e te veprohet konform rregullave. Por vajtja naten, jashte rregullave ligjore le per deshiruar ne veprime mafioze te policise. Ishalla nuk eshte kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *