• |
ide | kryesore

Prostitucion dhe mashtrim, një turk dhe një vlonjat arrestohen në Vlorë

Lajme



Një shqiptar dhe një turk, të dy të shpallur në kërkim, janë kapur në Vlorë.

Për veprat penale respektive, të dy pritet të ekstradohen drejt Italisë dhe Turqsië.

50-vjeçari Shpëtim.A., banues në fshatin Babicë, Vlorë, është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, ”Trafikimi narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Ndërsa Tayfun. D., 35 vjeç, banues në Turqi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim me kredi”. Ai është dënuar me 1 vit burg.

Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *