• |
ide | kryesore

Pse Europa po mbizotëron Kupën e Botës?

2, Ide



Për trajnerin dhe ish-futbollistin uruguajan Oskar Tabarez, kjo nuk mund që quhet as edhe një histori. “Mos më pyet për diçka që është e vetëkuptueshme. Unë mendoj se ka gjëra të tjera që ia vlen të komentohen”- tha ai pas humbjes së “La Celeste” në raundin e 1/16 ndaj Francës.

Pyetja e gazetarit bolivian, ishte mbi atë që ka shkuar keq me futbollin e Amerikës së Jugut.

Pse kontinenti që ka prodhuar Pelen dhe Mesin, ‘garra charrúa’ e Uruguajit dhe ‘joga bonito’ (lojën e bukur) të Brazilit – dhe që në vitin 2002, kishte fituar një botëror me tepër sesa Europa – po përpiqet tani të ringrihet në nivelet e larta? Pse ekipet europiane, janë në prag të një titulli të katërt botëror radhazi, diçka kjo e paprecedentë?

Tabarez vuri me saktësi në dukje, se Brazili ishte ende në lojë dhe këmbënguli:”Ne nuk mund ta marrim ndeshjen e sotme si një pikë referimi”. Por disa orë më vonë, Brazili u mposht nga Belgjika, një komb i vogël europian, ecuria më e mirë e të cilit në një botëror ishte vendi i katërt në turneun e 1986-ës.

Tabloja e madhe, për ata që e kërkonin një të tillë, u përmblodh më së miri nga e përditshmja spanjolle “Diario AS”. Disa ditë pasi faqja e saj e parë shpalli me trishtim “El Fin De Una Generación”-fundin e një gjenerate të futbollit spanjoll – e përditshmja “AS” i bëri jehonë hegjemonisë së qëndrueshme. “Furia e kuqe u largua nga botërori. Por Europa mbeti mbizotëruese”.

“Euromundial”, ishte titulli kryesor mbi fotografinë që paraqiste lojtarët e zhgënjyer të Brazilit. Kupa Botërore është sërish europiane. Po, Europa përfaqësohet me më shumë skuadra, se sa 5 federatet e tjera. Por shkalla e përparimit dhe e suksesit të saj, është më e lartë se 43.75 përqindëshi i përaqësimit në mesin e 32 finalisteve.

Gjatë 4 botërorëve të fundit, 16 vende evropiane kanë përparuar në fazën e grupeve. Botërori i vitit 2002 që u fitua nga Brazili, dukej sikur mund të përfaqësonte një kthesë, teksa turneu u zbvillua në kufijtë e ri të futbollit, në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Mbrojtja e titullit për Francën, nisi me një humbje ndaj Senegalit, një debutues nga Afrika. Shtatë vende jo europiane u kualifikuan për në raundin e 1/16. Dhe çerekfinalistët përfshinin Korenë, Senegalin dhe SHBA-në. Duket se rendi i vjetër i botërorit, ishte në prag të përmbysjes.

Por në retrospektivë, mund të thuhet se viti 2002, përbënte një përjashtim.

Europa e rimori sërish kontrollin, me kërcënimet e rastësishme të Brazili apo Argjentinës ndaj dominimit të saj. Mund të jetë fat. Kjo nuk do të thotë asgjë. Mund të jetë një prirje e përkohshme, e cila në mënyrë të pashmangshme do të zbehet apo do të ndryshojë.

Ose kjo mund të jetë rezultat i një evolucioni të vërtetë në sport, një monopoli thuajse të përhershëm të ekuilibrit nga kontinenti europian, që ka ardhur nga faktorë të ndryshëm, si rekrutimi dhe lëvizja e lojtarëve, zhvillimi i të rinjve dhe shkencave sportive, financave dhe marketingut, apo edhe stërvitjeve dhe taktikave.

Klubet, ligat dhe lojtarët më të mira janë në Evropë, pavarësisht nëse ata kanë lindur atje apo jo. Dhe tani edhe ekipet më të mira kombëtare. Historia e fundit sigurisht sugjeron se loja globale, tani është riformësuar nga paratë, dhe fuqia që rrjedh tek një numër i vogël ligash dhe klubesh. Në kulmin e tij, futbolli është më elitar se kurrë në parë, madje edhe teksa baza e këtij sporti zgjerohet. Kërkesa globale për t’i parë skuadra më të mira në televizion, ka rritur ndjeshëm koston e të drejtave televizive dhe tarifat e sponsorizimit. Vetëm në sezonin 2016-17, 20 klubet e Premier Ligës angleze arkëtuan 6 miliardë dollarë të ardhura. Këtu nuk përfshihen paratë nga kompeticionet kontinentale.

UEFA vlerësoi se Liga e Kampionëve, Europa League dhe Super Kupa, do të gjenerojnë sezonin e ardhshëm rreth 3.8 miliardë dollarë. Sipas Deloitte, 20 klubet më të mira të futbollit në Europë, fituan mbi 9 miliardë dollarë në sezonin 2016-2017.

Herën e fundit që një klub jo europian, u përfshi në 30 klubet me të ardhura më të larta nga Deloitte ishte viti 2014 (klubi brazilian Korinthias në vitin 2014). Shumë nga këto para, shpenzohen për gjëra që përmirësojnë futbollin vendas, nga edukimi sportiv tek pajisjet teknologjike dhe të ushqyerit.

Tifozët në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, Afrikë dhe Azi dëshirojnë të shohin Barcelonën kur luan me Mançester Sitin, dhe flukset e parave nga rrjetet e tyre televizive dhe partnerët e korporatave – në thelb xhepat e tyre – zbrazen për futbollin evropian, duke bërë që lojtarët të zhvillohen edhe më mirë nga klubet e tyre.

Pasuria në përgjithësi, është me gjasë një tjetër faktor ndikues. Nga 30 vendet më të mëdha të planetit në aspektin e PBB, 14 janë evropiane. Amerika Latine, i vetmi rajon që mund të sfidojë aktualisht hegjemoninë e Europës në futboll, sidomos për numrin e talenteve, mund të përfaqësohet me 3 vende. Në bazë të popullsisë, vendi kryesor i Amerikës Latine në vitin 2017 ishte Kili, me 56 talente.

Ndërkohë, talentet kryesore nga jashtë Evropës, veçanërisht nga Amerika Latine dhe Afrika, zbulohen, rekrutohen, dhe me ta nënshkruhen kontrata në mosha gjithnjë e më të vogla. Edhe pse kombet evropiane përbëjnë më pak se gjysmën e Kupës së Botës, rreth 74 për qind e lojtarëve që luajnë në botëror, janë pjesë e klubeve europiane.

Një tjetër ndikim i mundshëm, është taktika dhe stili i lojës, që në një Kupë Bote mund të lënë gjurmë, dhe për të cilat kombëtaret europiane janë më të kujdesshme. Me pak fjalë, struktura mbrojtëse, është ndoshta janë më e lehta për t’u zbatuar në pak javë trajnimi me ekipin kombëtar, sesa modelet komplekse të sulmit, apo shpalosjes së aftësive individuale gjatë lojës.

Ndryshe nga tiki-taka spanjolle dikur, zotërimi i topit nuk ka qenë domosdoshmërisht i dobishëm këtë vit në Rusi. Sipas “TruMedia Networks”, 6 skuadrat e para në zotërimin mesatar të topit në këtë botëror kanë shkuar tashmë në shtëpi. Interesant është fakti që Kroacia, Anglia, Franca dhe Belgjika, renditen respektivisht në vendet 7, 8, 9 dhe 10.

Ekipet e Amerikës Latine, kanë më shumë se kohë në zotërimin e topit sesa ekipet europiane mesatarisht (53 deri në 50 për qind), që kur Brazili fitoi botërorin e 1994-ës. Dhe ekipet europiane duket se ndihen më rehat me këtë gjë. Gjatë 10 botërorëve të fundit, 10 skuadra europiane kanë kaluar grupin e tyre, me më pak se 45 për qind të zotërimit të topit.

Për krahasim, ekipet amerikano-latine, ia kanë dalë në vetëm 2 raste. Me pak fjalë, përveç historisë legjendare të Spanjës së vitit 2010, do të jetë e vështirë që spektakli apo dominimi në lojë, mund të jetë me siguri rruga drejt trofeut të Kupës së Botës. Ky turne, ka po aq gjasa të shpërblejë futbollin e hapur.

/ Brian Straus “Sports Illustrated” /në shqip nga Bota.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *