• |
ide | kryesore

Rusia ‘kërcënon’ Greqinë, gati bllokimi i marrëveshjes së emrit me Maqedoninë

Lajme



Moska nuk do të mjaftohet me dëbimin e diplomatëve grekë nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës, por ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Sipas mediave greke, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kanë zhvilluar një telefonatë të tensionuar, ku ky i fundit i ka treguar Lavrovit vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, duke folur për vende të treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.

Sipas mediave greke, Lavrov ka thënë se Rusia do të bllokojë marrëveshjen në Këshillin e Sigurimit të OKB, por Kotzias i është përgjigjur se marrëveshja është transparente dhe nuk mund të ndalet.

Dje, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së NATO-s morën vendimin e tyre për Maqedoninë, që kjo e fundit t’i bashkohet aleancës, me kushtin që të finalizojë të gjitha procedurat e brendshme që kanë të bëjnë me marrëveshjen për emrin.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Rusi/ Athina dëbon 2 diplomatë, reagon Rusia 



2 Comments

  1. dhe rama sy ruset putin e erdogan se bashku me thaqin ju lepin bythen,po ashtiu janatullos,,zerves e kocias .po koci e ka emrin ky mut greku si babai i rames kris e jo kristaqis.

  2. kristaqis edvinoviq ramaoglu karaedvin te shet ter familjen per nji thithje kokain.ju kujtohet hajnit meta i kerkonte bllokun,dhe beri ter at 21 janar dogji gati nje tiran vetem per ti thithur metex pallen,me falni ngjalen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *