• |
ide | kryesore

Sarandë, ndërron jetë papritur 13 vjeçari italian

Lajme, Të fundit



Ka nderruar jete nje 13-vjeçar italian i cili ndodhej ne Sarande me pushime bashke me familjen. Lorenzo Kalabreze, do te udhetonte bashke me prinderit ne nje grup prej 30 turistesh italiane nga Saranda ne Korfuz.

Deri sa ka qene ne port nuk ka pasur shqetesime por sapo ka hyre ne traget nuk eshte ndier mire. Eshte njoftuar ambulanca dhe policia qe e kane transportuar ne spital ku ka bere fillimisht vdekje klinike e me pas ka nderruar jete.

Informacioni i spitalit:

Lorenzo Calabreze i datelindjes 16.07.2005 Lindur ne Bisciglie te Italise, i ardhur ne qytetin e Sarandes me date 08.07.2018 me nje grup te organizuar prej 80 personash, te cilet ishin vendosur ne Resortin Boungainville Bay Saranda, diten e sotme kishin planifikuar per te shkuar ne Korfuz, ne oren 8 e 48 min eshte thirrur urgjenca e Spitalit Sarande nga Porti Sarande.
Ne oren 8 e 50 min eshte nisur Ambulanca prej Spitalit, dhe ne oren 8 e 58 min eshte sjelle ne spital, ne viziten e pare midriaz e shprehur pa shenja vitale jete pa puls dhe pa tension.
I eshte filluar Reanimimi i menjehershem, elektrokardiograma e pare rezultoi me fibrilacion ventrikular dhe ne vazhdim pavaresisht se femija ishte pa shenja jete eshte vazhduar dhenia e ndihmes per 60 min ne prani te dy reanimatoreve, kardiologes te drejtorit dhe nendrejtorit qe te dy mjek, pediatrit dhe dy mjek te urgjences. Femijes i eshte bere goditje elektrike eshte intubuar dhe jane dhene gjithe medikamentet sipas protokollit.



8 Comments

  1. Zamir greket nuk kane fuqi mbinjerezore po kane sistem shendetesor funksional me struktura adeguate dhe mjeke jo sharlatane. I paemer, jam vete prind ndaj mos u hap shume bythesh me etiketime koti. Nje nga arsyet kryesore qe nuk bej pushime ne Shqiperi, eshte pikerisht frika qe kam nga ndonje semundje per femijet. Vete desh vdiqa nga pickimi i nje areze se ishte behar dhe nuk mbanin adrenaline se u prishej. Pastaj nuk te duket pak i çuditshem ky si lajm? Si mund te vdese keshtu pa asnje lloj arsye nje 13 vjeçar?!!! Ishte shume mire pastaj u ndje keq dhe vdiq!!! Lajm normal te duket?

  2. Andreas,
    meqene se paske alergji nga Arza apo Grenxa je ti ai qe duhet te mbash me vete antialergjentin kudo qe shkon se mund te vdesesh edhe brenda 10 min. dhe ska spital ne bote qe te ben derman.
    Jo per gje por per kulturen qe perpiqesh te na serviresh une kete neglizhim ndaj vetes edhe komentuesit ari nuk do ta falnja.

    1. Boteror, nuk ishte neglizhim, thjesht nuk e dija qe isha alergjik dhe ai ishte rasti i pare. Tani kam 15 vjet qe bej rregullisht vaksinen dhe kam me vete dhe adrenalinen autoinjektuese qe shteti ku jetoj ma jep gratis. Ne shqiperi vdes kot dhe ky eshte fakt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *