• |
ide | kryesore

Tiranë, i riu gjobitet pasi policia e kap duke i dhënë makinës me… zyze optike

Lajme, Të fundit



Megjithëse për shumëkënd mund të duket absurde, në Shqipëri është e vërtetë. Policia rrugore këtu ka të drejtën për të vendosur gjobë mbi përdorimin e syzeve optike në rast se në patentë nuk e ke të shkruar se duhet t’i përdorësh ato.

Kështu i ka ndodhur edhe një të riu në Tiranë, i cili është habitur për gjobën që i kanë vënë në rrugën “Besim Alla” në Tiranë. Ai e ka dërguar gjobën pranë redaksisë së JOQ dhe ka shkruar:

“Përshëndetje, shikoni se çfarë gjobash vihen këtu.”

Nuk dihet se sa është vlera e gjobës që i kanë vendosur të riut dhe as nëse ai i ka të nevojshme për t’i vendosur ose jo syzet pasi kjo nuk specifikohet në gjobë.

Por gjithsesi edhe në rastin kur nuk do të ishin të detyrueshme, arsyeja e gjobës është vërtet për të qeshur e qarë njëkohësisht, pasi një shofer mund të përdorë edhe syze optike që janë shplodhëse për syrin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *