• |
ide | kryesore

Trump kërcënon të nxjerrë SHBA nga NATO, çfarë po ndodh në samit

F1, Planet



Presidenti Donald Trump kërcënoi të nxjerrë SHBA-të nga NATO nëse aleatët nuk përmbushin menjëherë objektivat për të shpenzuar më shumë në mbrojtje, thanë zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s.

Trump paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse aleatët nuk i përmbushin menjëherë objektivat e shpenzimeve më të larta, duke prishur një takim në mëngjes të udhëheqësve të NATO-s me udhëheqësit e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në ditën e dytë të samitit të liderëve të NATO-s të enjten. Një zyrtar i NATO-s tha se Trump dëshiron që vendet anëtare të aleancës të kenë një plan deri në janar për të arritur objektivin e shpenzimeve.

Disa zyrtarë kërkuan kujdes në interpretimin e vërejtjeve të Trump, por thonë se aleatët dëgjuan qartë një kërcënim. Pasi u mor vesh për këtë kërcënim të Trump, në selinë e NATO-s, zyrtarët e lartë të pranishëm dhe gazetarët filluan të telefonin këdo për të zgjidhur se çfarë tha Trump saktësisht.

Dy versionet më të besueshme, sipas zyrtarëve të informuar, ishin nëse aleatët nuk paguajnë, SHBA “do të bëjë gjërat vetë” ose “do të vazhdojë vetëm”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg menjëherë e zhvendosi takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi më i lartë politik i aleancës, për një sesion emergjence vetëm për aleatët. Partnerët, duke përfshirë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lanë këtë diskutim.

Më vonë në një konferencë shtypi, Trump nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai kishte kërcënuar të largonte Shtetet e Bashkuara jashtë NATO-s. Në vend të kësaj, ai iu përgjigj një pjese tjetër të pyetjes, e cila pyeste nëse mund të tërhiqej pa pëlqimin e Kongresit. Ai tha: “Unë mendoj se mundem.” 

Zyrtarët e NATO-s thanë se Trump ishte i zemëruar me mbulimet që media i kishte bërë samitit, duke sygjeruar se dita e parë e këtij samiti ishte e qetë, dhe jo siç u përshkrua në media.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Samit katastrofik i NATO-s? Trump sulm të paprecedent vendeve aleate

Edhe përpara se të merrte detyrën në janar të vitit 2017, Trump i ka kritikuar ashpër aleatët pasi nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm në mbrojtje. Megjithatë, shpesh duket se Trump nuk e kupton mënyrën si financohet NATO. Ai është ankuar në mënyrë të përsëritur se aleatët kanë një “borxh” të madh.

Diplomatët thanë se deklaratat e Trump potencialisht paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe. Me këtë të fundit jashtë Bashkimir Europian, NATO është shylla kryesore e sigurisë së këtij vendi. Pikërisht Britania e Madhe ndihmoi që të krijohej NATO pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimet që vinin nga Moska. NATO mbetet një klub ndërkombëtar ku Britania e Madhe ndihet “me të vërtetë në shtëpi”, u shpreh një diplomat anglez.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. jemi ne nje faze shvillimi kundra produktive e cila eklipson produktivitet,ku interesat dhe pamundesit japin depresion dhe qartesi e cila i shtyn gjith ,per rivlersim qendrimi dhe pranimin e domosdoshmerive ,nga ku varet ekzistenca ,e qartesis gjalleris zgjilljes paqes dhe shpreses ne toke ,vete jeta vet frymarrja dhe ekzistenca burimit dobive prej ku varen planifikimi uniteti dhe zgjillje t e deshirave tona tani sejcili vec e vec dhe gjith sebashku do bejne llogarit dhe nxjerrin perfundimet ,qe padrejtesia plotsoj kuptimet po prek fundin e saj ,u ekslorua e gjitha e dha vleren e vet si rruge me probleme gjithnje ne rritje ne cdo fushe pa zgjillje ,dhe mbetet perpara nje dere tjeter e pa eksploruar mire te ciles i ka mbetur vetem emri e verteta e drejta haku e cila eshte rrug me zgjillje pa probleme,qe te largon nga depresioni stresi urrejtja armatosja ndarja ne kundershtare shkatrrimi dhe zhdukja,por i ven te gjith perballe njeri tjetrit ,per ta vlersuar cdoo krijese si llurat te zotit ne unitetin e dobive dhe zgjilljeve ,duke i trasformuar te gjith nga kundershtare dhe armiq te njeri tjetrit ne mirkuptim tolerance paqe harmoni marrveshje dhe disiplin,respektim te saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *