• |
ide | kryesore

Vettingu/ Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo). Sipas hetimit të zhvilluar nga KPK, rezultoi që Edmond Islamaj të ishte i pastër në tre kriteret e përcaktuara nga ligji, pasuria, figura dhe aftësimi profesional.

Pasuria e Edmond Islamaj

“Nga hetimi ka rezultuar se Islamaj ka apartament banimi me sipërfaqe 81.57 m2 në Durrës, tokë arë 1000 m2 në Karpen, Kavajë, e blerë në vitin 2015. Zyrtari ka llogari bankare që prej vitit 2000, fillimisht me vlerë 5 mijë euro, llogari bankare të krijuar në vitin 2016 me gjendje 20 mijë euro”, ka thënë relatorja e KPK, në seancëm dëgjimore.

Gjyqtari ka një autoveturë të vitit 2008, të blerë 3 mijë euro. Nga hetimet ka rezultuar se si gjyqtari Islamaj edhe bashkëjetuesja e tij kanë bërë deklarime ndër vite.

“Një depozitë me shumën 12 mijë dollarë është hapur në 2006. Në pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsoniere, ato janë në pronësi të pritshme. Pronat e bashkëjetueses janë përfituar nga pasuria e babait të saj. Vlerësimi profesional u bë në bazë të 5 dosjeve dhe 6 denoncimeve nga qytetarët. KPK ka konstatuar cilësi të pranueshme në punë”, ka thënë relatorja Genta Bungo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *