• |
ide | kryesore

Zbulohet në Itali ferma me kanabis e shqiptarëve, 4 të arrestuar (FOTO)

Lajme, Të fundit



4 persona janë arrestuar nga policia italiane në zonën Macconi të komunës së Acates në Ragusa, mes tyre dy shqiptarë. Policia zbuloi një fermë ku kultivohej kanabis, e cila ishte në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina. Vec tij u arrestuan edhe  Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar), Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.

Gjatë kontrollit rutinë të policisë brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.

Po kështu u gjetën 10 gram kokainë në banesën e shqiptarit, Andi Sina, si dhe 18 fishekë dhe një pistoletë. 36-vjecari shqiptar kishte ngritur një mekanizëm me magnet, përmes së cilit vidhte energjinë elektrike që i duhej për serën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *