• |
ide | kryesore

7 vite pas ndarjes nga jeta të Amy Winehouse, publikohen fotot nga plazhi

Paparazzi, Slider



Varësia nga droga dhe problemet mendore e shtynë drejt vdekjes në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare.

Ndonëse kanë kaluar 7 vite, që kur Amy Winehouse u nda nga jeta, disa foto të reja të publikuara në internet tregojnë se, Amy kishte varësi nga droga dhe alkooli vetëm dy vitet e fundit, ndaj dhe kishte luhatje të mëdha humori, që e çuan në degradim mendor.

Në fotot e papublikuara më parë, Amy shfaqet krejt e relaksuar në plazhin Santa Lucia në Karaibe. Fotot janë realizuar në vitin 2009 dhe në to, diva e muzikës “soul” shfaqet e relaksuar mes pemëve apo në plazh, duke shëtitur mbi kalë apo e mbuluar me rërë.

Seti përmban 85 foto me ngjyra dhe bardhezi, ndonëse shumë pak prej tyre janë publikuar nga miku i saj më i ngushtë, Blake Wood.

Në shumë pak vite, Amy Winehouse arriti të ketë një karrierë të jashtëzakonshme muzikore, me stilin e saj krejt të veçantë. Suksesi i parë ishte publikimi i albumit të parë “Frank” në vitin 2003 dhe theu rekord shitjesh me albumin “Black to Black” në vitin 2006.

Gjatë karrierës së saj, Amy fitoi çmime të rëndësishme, përfshirë 5 çmime “Grammy Awards”, çmimin për albumin më të suksesshëm dhe në vitin 2008 çmimin e “Music Award” si këngëtarja më e mirë femër “Pop & Rock”.

Më 23 korrik të vitit 2011, këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, vetëm 5 vite pasi arriti majat e klasifikimeve botërore dhe fitime marramendëse.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *