• |
ide | kryesore

Alarm tek Kroacia, ylli i skuadrës rrezikon finalen

Rusi 2018, Sport



Minutat e gjata të luajtura në tre ndeshjet rradhazi kanë pasojat e tyre. Kroacia ka zhvilluar gati një ndeshje më shumë se Franca, kur dy skuadrat të përballën në finale dhe tashmë formacioni i Dalic rrezikon të zbresë në fushë pa dy prej yjeve të tij.

Disa media angleze raportojnë se mesfushori kroat Ivan Perisic mund të humbasë finalen e së dielës për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë.

A do të bëjë Kroacia pa Ivan Perisic në finalen e Kupës së Botës kundër Blues? Kjo është një mundësi, sipas disa mediave britanike që tregojnë se ylli i Interit ka pësuar një lëndim në pjesën e prapme të kofshës së majtë.

Pas gjysmëfinales kundër Anglisë (2-1), ku realizoi një gol të mrekullueshëm, Ivan Perisic u pa të përdorte një pako akulli. Por sipas raporteve britanike duket që lëndimi është më i rëndë se sa pritej.

Kujtojmë se edhe anësori i majtë Ivan Strinic, i dëmtuar në aduktor, është gjithashtu i pasigurt për këtë takim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *