• |
ide | kryesore

Detaje/ Makina në Durrës iu dogj pronares së parukerisë, dyshimet për zjarrin…

Lajme, Të fundit



Një makinë është djegur gjatë natës në Durrës. Raportohet se mjeti me targa AA347OO, pronë e Valentina Kurit, është përfshirë në flakë rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia, ndërkohë që ekspertët e policisë dhe zjarrfikëses dyshojnë që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se gruaja ka një parukeri në Durrës. Policia e njoftuar për ngjarjen ka mberritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të djegies se makinës.

Informacion paraprak

Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga
“ Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citruen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *