• |
ide | kryesore

FOTO/ Ndaje mendjen për teatrin Asqeri, ose merr një Asqerinë!

Pikante



Aktori Bujar Asqeriu ishte fillimisht një nga kundërshtarët më të fortë të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Janë të fiksuara “shpërthimet” e tij në protesta, takime me ministren Kumbaro dhe studio televizive. “Shko në Francë dhe thuaji Macron, prisheni këtë teatrin e Luvrit”, – bënte ironi me Ramën në atë kohë Asqeriu.

Por tashmë duket se era ka ndryshuar. Në një intervistë, Asqeriu tha se kishte ndërruar mendje. “Nga ajo godinë më vdiqën shokët, më duket se jam sëmurë edhe unë” – shprehet aktori që e thotë troç se do një Teatër të ri.

Kjo ka mjaftuar që në rrejtet sociale të mos mungojnë thumbimet dhe ironitë për aktorin. Një prej tyre e ka bërë deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj i cili në rrjetet sociale ka postuar komentin: “Një herë kundër prishjes ➡ https://bit.ly/2L77m4p dhe një herë pro➡ https://bit.ly/2mdODGb Ndaje mendjen Asqeri ose merr një Asqerinë!

Në paketimin e “Asqerinës” shkruhet: “Pengon humbjen e dinjitetit. Kundër prishjes së gjakut dhe pafytyrësisë. 1 kokërr çdo ditë, ose 2 kokrra para takimit me Lali Erin”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Bujar Asqeriu eshte shoku i -verrhemit-[Derhemit] Altin Balashit-dhe -A-Trekicka- [Trebicka ]-Vlonjatet jane te ralle te jene te qendrushem .e krahun e djathte .

  2. E kujtoj asqerin kur në 2 Korrik 1990 tiranasit hynë në ambasada, u turrën shërbëtorët e regjimit duke i sharë dhe etiketuar njerëzit e ambasadave.
    Asqeri u shpreh për ta me termin “rrugeçër”, kur në fakt ata ishin njerëzit më të guximshëm në diktaturë, gjë që nuk mund ta thuash për asqerin.

    Në fakt që në fillim nuk e kam besuar dhe më vinte çudi që ai të ishte vërtetë kaq i vendosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *