• |
ide | kryesore

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga dy bashkëudhëtarët e tij, Dërhemi dhe Trebicka që patën mirësinë të mos dalin më në publik, regjizori Altin Basha nuk i druhet piruetave që ka bërë. Ai ka dhënë sot një intervistë për Panorama, ku ka shpjeguar paktin që ka bërë me Veliajn. Ai është ankuar gjithashtu se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka tradhëtuar atë, duke pretenduar se ajo është bërë një lëvizje e komanduar nga PD-ja. 

Ai pa asnjë lloj ngurimi ka rreshtuar edhe tre sukseset që grupi negociues ka arritur t’i marrë Veliajt. Sipas tij është rënë dakord për tre pika: truallin, dy përfaqësues në negociata dhe është kërkuar konkurs ndërkombëtar. “Kur u takuam për të shkuar në Bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen, sepse ka vendosur të mos vijë. Kemi ndenjur dy orë tek Erion Veliaj. Kemi negociuar, ramë dakord që të mos cenohej trualli; ramë dakord për dy përfaqësues të komunitetit që do të jenë në komisionin e negociimit për kontratën dhe kemi mbrojtur çështjen e konkursit ndërkombëtar. Kemi pasur debate shumë të forta, me argumente dhe kundërargumente dhe në fund, u gjet si zgjidhje që konkursi të merrej parasysh, por do të vendosej në një dëgjesë të tretë. Parimisht konkursi ndërkombëtar u pranua”.

Por në këtë dalje justifikuese, që më shumë i ngjan një monologu të portokallisë, Altin Basha harron disa gjëra:

  1. Kush i mandatoi ata tre burra të flisnin në emër të të gjithë komunitetit, për të mos thënë edhe të qytetarëve të tjerë të Tiranës, pasi Teatri nuk është vetëm pronë e artistëve?
  2.  Si ka mundësi që po atë mbrëmje që ata folën me Veliajn, qeveria kaloi projektligjin. Një arnim special që u kalua me procedurë të përshpejtuar në parlament?
  3. Si u garantua ai se do te ketë konkurs ndërkombëtar, pra se nuk do të ndërtohet vepra e arkitektit danez, që vetë Rama e prezantoi? 
  4. Si shpjegohet që fotoja dhe akordi mes tyre dhe Veliajt u botua në të gjitha mediat e kontrolluara nga kryebashkiaku, pikërisht në ato që nuk kanë lënë shpifje pa thurur kundër kolegëve të tyre të deridjeshëm?
  5. Si ka mundësi që një intelektual i angazhuar të bëjë sikur interesohet vetëm për ngastrën e vet, tokën e teatrit, dhe të mbylli sytë për aferën e mbi 200 milionë eurove që e ka iniciuar këtë histori?
  6. Si ka mundësi që ata tre burra pasi skicuan suksesin e madh të mbrojtjes së truallit të teatrit, duke pozuar me buzën vesh më vesh dhe me krahët qafë më qafë me lali Erin, nuk patën më guximin të dilnin më mes shokëve të tyre dhe në tubimet publike?

Regjisori  Altin Basha edhe mund të bëjë sot diversionin që i kanë kërkuar, sikur ikja e tij e çoi protestën tek PD. Por më mirë para se t’i futet këtij shërbimi të ri, le t’u përgjigjet këtyre pyetjeve të mësipërme.

©Lapsi.al 

 



10 Comments

  1. Daljen e Altinit mund ta shohesh dhe ndryshe.
    Dalja e Rames pas akordit te ketyre ish shum pikantw. Aq sa ju hakerrye artisteve se ata duhet te meren me recitim e jo me ndertime, aq mud te lexohet edhe si ‘po kjo ishte loja’ per keta te tre. Ndoshta altini po ndjen veten si limon I shtrydh dhe pa hise….

  2. Altini i keshilluar keq nga ata qe e perdorin ka htre ne pozionin e atij qe nga i akuzuar del akuzues ….. e sigurte qe nuk eshte taktike taljane ….

  3. Shume pretendime paskeni patur nga Altini. Se paskeni njohur fare . Burrec estrade. Ska turp. Flet me parrullat e Velise . U fut PD. Tere ata intelektuale aty qe ne fakt e bene te bukur protesten sa u larguan keta lapangjozet.

  4. Nga fryn era andej shkon gjithsecili.Politika nuk do tja dije as per aktore e as per artiste.Politika ti gris breket e te ben kurve me zor!!!

    Ata kur ja mbushen mendjen Ndrenikes,jo me te tjereve!!

    Erion Veliaj,je krimbi me i ndyre e me shtazarak qe ka ky vend,nje zvarranik i ndyre e i shplare.

  5. Nje piçke me syze me shume , dale nga dale kurvlliku ne kete vend po thyen rekord dhe po i afrohet ideales .

  6. altini kishte frike se perdorej nga PD-ja, tani po perdoret nga rilindja… megjithese ky eshte nga ato specie qe perdoret vetem nga paret.. S’do t’ja dije per te tjerat.. beri zhurme, vetem qe te rriste pazarin e vet!

  7. Aleanca per mbrojtjen e teatrit, nuk eshte aleance partiake, ashtu sic na e interpretome humorin e ;;portokallise, kyregjizor estrade. Tradhetine e bejne ata qe bejne mareveshje ne fshehtesi e pa autorizimin e shumices, e bejne ata qe lakmohen per para e pergjegjesi shteterore,, e bejne ata qe rrijne pas qeverise si zagare per te mbeshtetur lubite qeveritare, e mbase futen edhe keta ne tave, ashtu si dhe kjo politike qe kerkon te xhvase teatrin e tere pronat perqark me ligje hajdutesh ,, qe jane ne kundershtim me kushtetuten. Pra , oregjizor i caracit, ne shikimin tend te ngushte na u ndjeke i tradhetuar, poata qe mbrojne pronen, ligjin, drejtesine, pse te paskan tradhetuarty eco. Jeni ju qe ju shtrydhin keta qeveritare, jeni jume karakterdeliranteshqe tradhetoni, e nekete mesele i keni hyre ne hak vehtes, shoqerise e te aredhmes. TURPI ESHTE BRENDA TRADHETAREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *