• |
ide | kryesore

Gjendet kufoma e një 22-vjeçari shqiptar në Greqi, mister rrethanat

Lajme



Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

Zougla.gr shkruan se kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar.

Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje autoritetet morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale. Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *