• |
ide | kryesore

Gjirokastër, zjarrfikësit i ‘vënë flakën’ shtëpisë së Enver Hoxhës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër organizoi një situatë simuluese në rast të rënies së zjarrit në zonën muzeale të qytetit. Trajnimi kryhet në kuadër të programit të UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës, për të përballuar rastet emergjente nga rënia e zjarrit në objektet që kanë statusin ‘monument kulture’.

Për të demonstruar gatishmërinë e shërbimit zjarrfikës, policisë, por edhe spitalit, ishte zgjedhur që zjarri simulues t’i vihej Muzeut Etnografik, i cili në fakt është ngritur te shtëpia e lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha. Por pas viteve ’90 ky objekt nuk njihet zyrtarisht si shtëpia e diktatorit, për të shmangur në një farë mënyrë provokimin social apo reagimin nga radhët e ish të përndjekurve politikë. Edhe pse duhet thënë që shumica e vizitorëve të tij, sidomos të huajt, shkojnë në këtë objekt pikërisht për shkak se e dinë që është shtëpia e Enver Hoxhës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *