• |
ide | kryesore

Isa Sakja: Në zyrën e Elvis Roshit nuk gjeta asnjë substancë (Video)

Paparazzi, Slider



Flavio Qarri në programin e tij KafeIN, në transmetim në INTV dhe In Radio 105.7 kishte sot në mëngjes të ftuar, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Kavajë ,Isa Sakja. Ai deklaroi fakte shumë fakte dhe statistika interesante gjatë programit të mëngjesit.

Edhe pse i nënvlerësuar, Sakja nënvizoi faktin se bashkia që ai drejton, ka sipërfaqen më të madhe të plazheve nga të gjitha bashkitë dhe 50% e turistëve të huaj që pushojnë në Shqipëri, të paktën një here frekuentojnë bregdetin e Kavajës. I famshëm nëpërmjet plazheve si ai i Gjeneralit, Karpen, Golem apo dhe Qerreti. Ky i fundit, një destinacion i njohur, ku shumë prej vipave të politikës apo biznesit, kanë një shtëpi të dytë atje.

I pyetur për paraardhësin e tij Elvis Roshi, zoti Sakja përfitoi për t’i bërë apel, për të shlyer detyrimet ndaj pushtetit lokal në formën e taksave dhe gjithashtu të paguante faturën e ujit. Ndër të tjera i ngacmuar nga Flavio se çfarë kishte gjetur në zyrë, ai tha se edhe pas kërkimeve të imtësishme, asnjë substance apo send i dyshimtë nuk u gjet në zyrën e Roshit edhe pse ishte e arreduar me profesionalizëm…..

Për të parë intervistën e plotë klikoni në:

http://www.intv.al/ekskluzive-kafein-isa-sakja-elvis-roshi-te-paguaje-taksat-dhe-ujin-64910

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *