• |
ide | kryesore

Jepet vendimi për Elvis Rroshin, 60 orë punë në komunitet

Lajme, Të fundit

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, u dënua me 60 orë punë në komunitet, ndërsa akuzohej për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, patenta e pasaporta, ishte i dënuar për përdhunim në grup si dhe përdorimin e disa emrave kur ishte emigrant në Itali.

Rroshi nuk dha asnjë prononcim për mediat dhe zgjodhi të hynte nga dera e pasme e gjykatës, ndonëse u ndje disi në siklet kur e pa sallën të mbushur plot me gazetarë e njërëz të interesuar për fatin e tij.

Për të u vendos fillimisht dënimi me 7 muaj e 15 ditë burg, por duke qënë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, gjykata e konvertoi dënimin me 60 orë punë në komunitet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos takohet me asnjë të dënuar.

Përveç akuzave për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit ku fshehu dënimin në Itali me 1 vit e 4 muaj për përdhunim në grup, Prokuroria saktësoi se Rroshi është dëbuar nga tre vende europiane, Italia, Zvicra e Gjermania, por arsyeja nuk është zbuluar.

Ish-kryebashkiaku, i përzgjedhuri i kryeministrit Edi Rama, u detyrua të japë dorëheqjen pasi opozita i zbuloi atij rekordet kriminale në të kaluarën.

4 Comments

  1. Ja cfare organesh drejtesie kemi ne!

    O Edi Rama,mos bej kot propagande sepse ja si e manipulon drejtesine ne favorin tend.

    Legen!!

    Hahah 8 dite pune jane ato,8 dite sikur nga 7.5 ore,ja ku e shleu.

    1 jave pune……e sheh cben Rilindja,te gjen dhe pune ne komunitet per shlodhje….

    Bastardllek i papare

  2. Hahahahaaaaaa,,,bravo drejtesia e kurvave . Me kete vendim keta duan te thone : perdhunoni , merruni me prostitucion , merruni me droge , vidhni sa ti qini temen , bej 1001 te zezat vetem punoni dhe luftoni per partine se partia ne fund te nxjerr faqebardhe dhe xhepat plot . Qeveri dhe institucione sharlatanesh , ky vend eshte i frikshem shume i frikshem . Zoti befte derman .

  3. Turp per drejtesine ne kete vend me keq se me pare nuk ka me drejtesi: bravo edi rame kjo eshte rilindja qe ne duam:Kjo eshte ne te gjitha gjykatat e vendit qe ne setencat gjyqesore p tani ashtu si me pare gjyqtaret dhe prokuroret po bejne si i do prapanica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu