• |
ide | kryesore

Lidhjet me kriminelin e rrezikshëm, reagon deputeti socialist: E kam vetëm komshi. Në kohën e zgjedhjeve ishte në burg

Lajme, Të fundit



Deputeti socialist i Shkodrës, Luan Harusha, i akuzuar nga mediat belge se është mburoja e një krimineli të rrezikshëm, Safet Rustemi, i cili jeton i pashqetësuar nga policia, ndonëse është në kërkim, ka hedhur poshtë akuzat. I kontaktuar nga Fax News, Harusha thotë se ai e njeh Safet Rustemin, po në kohën kur janë zhvilluar zgjedhjet ai nuk ka qenë në Shkodër po në burg

Harusha tha më tej se ai ka njohje familjare me personin që është shpallur më i kërkuari në Belgjikë, po ai nuk mban përgjegjësi për aktivitetin që ai ka kryer në vende të tjera europiane.

Armela Ferko: Përshëndetje zoti Harusha, donim që t’iu pyesnim për një artikull të mediave belge lidhur me Safet Bajrin, ku thuhet se ai ju ka ndihmuar në 2017-tën, në fushatën për zgjedhjet e pushtetit qëndror. A e njihni?

Deputeti Harusha: Dëgjo goce, atë Safet Bajrin e kam kojshi në lagje, ai ska qenë fare në zgjedhje

Armela Ferko: Pra nuk ju ka financuar ju dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-tës?

Deputeti Harusha: Jo ka ardhur nga burgu nga shtatori, a tetori, ku di unë

Armela Ferko: Mediat belge thonë që ju keni mbyllur një konflikt të tij në një nga lokalet më të njohura të Shkodrës, ku politika ka ndërhyrë që ai të mos arrestohej?

Deputeti Harusha: Nuk është e vërtetë moj vajzë, nuk merrem unë me atë punë. Unë e njoh familjarisht se i kemi shpijat 100 metra larg, 50 metra.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *