• |
ide | kryesore

Mbappé: “Ndeshja e jetës”

Rusi 2018, Sport



Edhe pse është mjaft i ri, Kylian Mbappé e di se mundësia për të luajtur një finale të Kupës së Botës mund të mos përsëritet. Ai ishte një nga protagonistët e paraqitjes mbresëlënëse të Francës në “Rusi 2018” dhe tashmë, ashtu si të gjithë shokët e tij të skuadrës, pret shpërblimin përfundimtar. Edhe pse 19 vjecari po shijon ditën e fundit përpara finales, Kylian Mbappé pranoi se po e priste me padurim të dielën për të fituar Kupën e Botës.

Në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të FFF, sulmuesi i PSG tha: “Ka mbetur vetëm një ndeshje dhe duhet të japim gjithςka, nuk duhet të pendohemi për asgjë. Jemi të gjithë bashkë. Është ndeshja e jetës. Kupa e Botës është një ndeshje larg. Duhet të japim gjithçka, por jo të stresohemi, duhet të luajmë ashtu sic ne dimë, me intensitet maksimal. Edhe pse nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat ne duhet të luajmë me qetësi. Do të jetë ndeshja e jetës time, por e shikoj si një lojë. Jam i lumtur që do të jem në fushë, do të luaj dhe do të bëj gjithςka duhet për ekipin”.

“Shanset do të jenë 51-49 për Francën”

Nëse francezët fillojnë të lodhen, atëherë cfarë do të themi për kroatët që kanë tri ndeshje radhazi që luajnë 120 minuta. “Do të jetë 50-50, mendoj, sepse është një finale, por nëse do të konsiderojmë detajet, përfshirë dhe lodhjen, edhe pse për mua kjo nuk do të llogaritet, do të jetë 51-49. Kur luan në një finale, lodhja nuk të intereson”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *