• |
ide | kryesore

Misteri/ Pse komshiu bërtet gol para se ju ta shikoni atë?

F1, Stil



Në këtë botëror shumëkujt i ka ndodhur që të dëgjonte ushtimën gol, përpara sesa atij ti shfaqej në ekranin e tij. Për këtë janë shkruar shumë ankesa në rrjetet sociale.

Spsecialistët japin disa shpegime.

Së pari shpejtësia nuk është e njëjtë si të marrësh sinjalin direkt nga antena dixhitale dhe si ta marrësh atë përmes një boksi. Edhe më tej vonesa shtohet me 10 15 sekonda nëse në ekranin tuaj sinjali vjen përmes internetit.

Sepse interneti nuk është konceptuar për të shpërndarë video. Për të udhëtuar përmes tij videot priten në pjesë shumë të vogla që shpërndahen në drejtime të ndryshme. Disa nga këto pjesë marrin rrugë më të gjata ndërsa disa të tjera humbasin krejtësisht, çka e bën të detyrueshme rinisjen. Ky ‘balet” kërkon një fare kohe dhe është ajo që e shkaton vonesën.

Edhe më e madhe bëhet pritja kur ndeshjen kërkon ta shikosh përmes tabletës apo smartfonit në aplikacionin “TVSH Tani”.

Për siguri kompjuterat, tabletat dhe Smart TV për arsye sigurie i ruajnë disa sekonda brenda memorjes së tyre. Falë kësaj memorie edhe po pati ndonjë shkëputje të shkurtër, ajo rikuperohet dhe shikuesi nuk e ndjen. Por nga ana tjetër ky proces shkakton atë vonesën e tmershme që bën shpesh që komshiu të thërrasë gol, përpara se ne ta kemi parë atë aksion.

Burimi Le Monde/pergatiti Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *