• |
ide | kryesore

Mot premtues për plazh, fundjavë me diell e me temperatura mbi 30 gradë

Lajme, Të fundit



Sipas sinoptikanëve, kjo fundjavë sjell kthjellime në 85% të vendit, ndërsa vranësira lokale zhvillohen kryesisht në Veri – Verilindje ku do të ketë edhe shira të izoluar.

Po kështu fundjava sjellin rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C, mot mëse i përshtatshëm për plazh.

Por, kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet me një erë të lehtë nga juglindja dhe veriperëndimi deri 8 m/sek, ndërsa prej mesditës në brigjet e Jonit do të fitojë intensitet deri 14m/sek.

Valëzimi i forcës 3 dhe 4 do të jetë më i theksuar në bregdetin jugor. Ndaj shijoni diellin veror, plazhin por kujdes nga dallgët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *