• |
ide | kryesore

Përse Victoria Beckham mban gjithmonë kristale në xhepa

Paparazzi, Slider



Victoria Beckham në çdo pjesë të veshjeve ka xhepa ku mban kristale, të cilat thotë se të japin energji pozitive dhe frymëzim.

Por, disa thonë se i vesh për shkak të problemeve me bashkëshortin, David Beckhamin.

“Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”, tha 44-vjeçarja britanike në një intervistë me revistën Elle.

Një mik i bukuroshes thotë se ajo pëlqen të jetë e rrethuar nga energji pozitive, sepse shpesh është nën stres. Ajo gjithmonë vesh rroba me xhepa dhe ka një koleksion të vogël gurësh.

Për shkak të dashurisë së madhe ndaj kristaleve, Victoria i përfshiu në koleksionin e ri. Pra, krijimet e saj të fundit përmbajnë kristale mbi shpatullat dhe pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale.

“Është një mënyrë e mirë që gjithmonë t’i mbani me vete”, tha kreatorja e famshme e modës.

Victoria thotë se ka lexuar me vite kristalet për të kuptuar fuqinë e tyre dhe këtë dëshiron ta ndaj me miqtë.

“Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi”, tha ajo, duke shtuar se veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *