• |
ide | kryesore

Skandali me dëftesat, reagon Nikolla: PD shpif, më tregoni një nxënës që ankohet

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu përgjigj akuzave të opozitës mbi dëftesat e nxënësve, duke theksuar se procesi i pajisjes me dëftesën e lirimit po vijon normalisht, ndërsa fillimisht janë përfunduar certifikatat dhe diplomat për maturantët.

Nikolla: Nuk ka asnjë dëftese me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.

Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka punuar orar pa orar dhe nuk kemi patur asnjë ankesë për vonesë apo mosmarrje diplome.

Të tregoj një emër maturanti PD që pengohet për shkak të certifikatës.

Ka vetëm një mungesë. MUNGESA e alternativës nga një parti e zhytur në gënjeshtra e shpifje të ulëta.

Shpifja nuk është alternativë për arsimin. Gënjeshtra jo e jo!

Unë jam në krye të detyrës. Takoj çdo ditë prindër, nxënës e mësues.

Me pushime ndoshta është z. Boçi që flet përçart për pazare e afera.

Boll më me farsën e paturp të njeriut që fshihet pas tezës që kjo është politika, ndaj mos i merr seriozisht se çfarë them unë.

Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje.

Për mua kjo është politika më e keqe.

Mungesën e alternativës ta zëvendësosh me shpifje e denigrime.

Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por Ministria e Brendshme.

Mësoje zoti Boçi para se të akuzosh.



6 Comments

    1. hajde arsyetim hajde. Hajde koment hadje ???
      bravo. tani te mbetet vetm te thuash ‘ RROFTE PD’ dhe ja arrite qellimit per sot .

  1. oR IDIOT DHE INJORANT dëftesat nga klasa e parë deri në klasën e nëntë akoma nuk kanë ardhur nëpër shkolla, ndërsa ti lapangjoz idiot njëlloj si ajo kurva ministre përpiqeni të gënjeni njerëzit, por jeni debila sepse njerëzit afërsisht çdo familje ka një fëmijë në shkkollë që nuk ka marrë dëftesë.

  2. Kjo lepiresja e RAMES, pasi shkolloi vajzen jashte shtetit, e vete me master tek universitetet e eliminuara tashme, na hiqet si kunadhe qe nuk i ka ngrene rrushte. Po ti moj syzke nuk je nga politika ne ate post, a nuk na ben politike me frymezimet e tua kur na mba fjalime, a nuk ke bere disfata ne ate institucion qe me ligjin, pagesat, vendet e e merimet ne deganate e sekretaret e universiteteve. Kunadhja vazhdo te haje ndonje pule,, a mos na qofte gjel. Edhe kjo ka kusuret e saja se duhet te dale ne veting per arritjet pasurore, e jo shkencore. He me i lumte rilindjes me LI,,,, si NIKOLLA,,,,tamem si kjo. Populli i thote: Te na rruac pre vere,,,, se per te tjerat i ke per poza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *