• |
ide | kryesore

Vetingu/ A do hakmerret Rama ndaj gjykatësit që i hoqi fitoren e Bashkisë

Lajme, Të fundit



Radhën për të kaluar në veting e ka Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë, dikur pjese e trupës së Kolegjit Zgjedhor, që i hoqi nga duart Edi Ramës fitoren në Tiranë me 10 vota përballë Lulzim Bashës.

Bëhet fjalë për zgjedhjet lokale në 2011, atëherë kur socialistët në opozitë e akuzonin Ndrecën se kishte marrë 500 mijë euro nga Sali Berisha për të dhënë vendimin në favor të demokratëve.

“Ne e dimë farë mirë se kush është zyra avokatore familjare, në të cilën u thirrën anëtarët e Kolegjit Zgjedhor nga Toma te Sashenka, për të bërë pazarin. Këta gjyqtarë të korruptuar për të cilët kemi prova të qarta se në cilën zyrë janë ftuar, se me kë janë takuar dhe sa janë paguar”, deklaronte në atë kohë Taulant Balla, ndërkohë që Rama prej muajsh ironizonte gjykatësit duke i thirrur në emër “Toma dhe Sashenka”.

Vetë gjykatësi nuk ka folur asnjëherë për akuzat, por në sallën e gjyqit, kur mori vendimin tallej si me përfaqësuesin e PS ashtu edhe me atë të PD-së. Batutat e tij ishin për të dyja partitë, por edhe autoironi, siç ishte një rast kur i ranë syzet në tokë: “Mos! Më duket se m’u thyen. Do të thonë pastaj që e lexoi vendimin gabim Toma, se nuk pa mirë”. Ndërsa avokatëve të PS-PD vazhdimisht u thoshte në dialekt: “Keni t’gjithë drejtën e Zotit me fol. Ju t’njëri-tjetrit jeni, flisni”.

Por pas 7 vitesh, situata ka ndryshuar. Socialistët kanë njerëzit e tyre në organet e vetingut, që punojnë në bazë të të dhënave dhe informacioneve që i furnizon DSIK dhe ILDKPI, dy institucione në varësi të Ramës, të cilit duket se i ka ardhur koha për hakmarrje.



2 Comments

  1. eehhh Bushat qelbesira .

    ” A do hakmerret Rama…. ”

    Dhe ne ender to del Rama o Bushat. Nuk le fjali ne kete portal pa hedhur helmin tend mbi Ramen.

  2. Bushat vetingun e kane dore amerikanet per ju e ka rama perderisa i ka pas saliu,ju quheni dha analista.meqe Tonini do shkarkohet ju idolet perpara vendimit.ai shkarkohet thjesht se ka bere korrupsion gjigant dhe jo per ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *