• |
ide | kryesore

34-vjeçari nga Laçi që u gjet i groposur, kërkohej për vrasjen e ‘Momos’ në Sarandë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Prej katër ditësh 34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familja, ndërsa sot është gjetur i vrarë dhe groposur. Ai është Eljon Hysa nga Laçi. Trupi i tij u gjet pranë varrezave në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Duket se autorët kanë dashur që të ngatërrojnë policinë dhe familjarët duke e varrosur trupin pranë varrezave. Familjarët e kishin denoncuar rastin duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh ai i fshihej drejtësisë. Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015, ngjarja e cila tronditi Sarandën.

32-vjeçari Edmond Theodhori, i njohur në qytet me emrin ‘Momo’ u ekzekutua të biznesi i tij, një lavazh makinash. Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive banale. Në shkurt të këtij viti, policia arrestoi një prej autorëve të krimit, Keivi Hysa, 27 vjec nga Mamurrasi. Ndërsa në kërkim ishte shpallur 34-vjecari Eljon (Kejsi) Hysaj, i cili sot është gjetur i ekzektutuar dhe groposur në Nikël të Fushë Krujës. Zhdukja e tij u denoncua katër ditë më parë, pra në 10 korrik 2018, ndërsa Edmond Thedhori apo ‘Momo’, u vra po në të njëjtën datë tre vjet më parë, pra në 10 korrik 2015.

Nëse ekzekutimi i 34-vjecarit nga Laçi, do të vërtetohet se është kryer për hakmarrje për shkak të vrasjes së “Momos’, atëhere ekzekutorët e tij duket se kanë zgjedhur pikërisht të njëjtën datë kur u vra te lavazhi i tij në Sarandë 32-vjecari Edmond Theodhori. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Zhdukja e Elion Hysajt u denoncua publikisht edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *