• |
ide | kryesore

Anglia e Belgjika, medalja e bronxtë në lojë

Rusi 2018, Sport



Për vendin e tretë e të katërt në stadiumin e Shën Petersburgut zbresin Anglia e Belgjika, të zhgënjyera nga humbjet në gjysëmfinale. Ndryshe nga përballja e parë në këtë Botëror, në ndeshjen e tretë të Grupit G, dy skuadrat zbresin me formacione të rëndësishme, edhe pse britanikët kanë risistemuar gjithë mesfushën.

Southagte nuk heq dorë nga 3-5-2 i tij e përpara vazhdon të besojë tek Sterling e Kane, me sulmuesin e Tottenham, që diskuton edhe këpucën e artë të Rusi 2018 përballë Lukakut që duhet të rikuperojë dy gola për ta mundur anglezin. Në vend të Ëalker është preferuar Jones në mbrojtje, ndërsa mesfusha ka pushim Henderson, Lindgard e Delle Ali për Dier, Delph e Loftus-Cheek.

Edhe Martinez në krahun tjetër zbret me më të mirët, me ndryshimin e vetëm se De Bruyne është spostuar përpara, në treshën e sulmit me Lukakun e Hazard, duke i lënë në mesfushë vendin Tielemans.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *