• |
ide | kryesore

Berisha denoncon paktin Rama-Tsipras në Londër: Greqisë po i falen 1200 km det

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sot sërish marrëveshjes së Shqipërisë më Greqinë. Ai thotë se Rama do të nënshkruaj me Tsiprasin një pakt që i jep Greqisë 1200 km sipërfaqe deti. Më poshtë reagimi i plotë i tij. 

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dytë!

Të dashur miq, Kryeministri i Greqisë Cipras pohon publikisht marrëveshjen e tij me Zografin e dytë për copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Londër!

Në këtë marrëveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqisë një sipërfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi naftë dhe metër kub gazi.

Për të kuptuar se çfarë përmban marrëveshja e Londrës mjafton të lexoni deklaratën e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dytë në Londër, në të cilën ai haptas flet për arritjen e “një zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë këto fjalë nuk kanë nevojë për asnjë koment.

Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëveshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (zonën e naftës dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, për të mbuluar aktin e shitjes dhe copëtimit të dytë për karrigen e tij të trojeve shqiptare, ankohet në Bruksel se shqiptaret po e quajnë tradhtar.

Me këtë rast u bëj thirrje shqiptareve të mos pranojnë më asnjë çmim marrëveshjen e fshehtë të Londrës ‘Cipras – Zografi i dytë’ të copëtimit të trojeve shqiptare!



3 Comments

  1. Eee po po Sale fol fol nëpër facibuqe….dil ore dil dhe ngrije zërin me figurë apo lëre se ashtu e do puna…

  2. Makthi sali po vjen duke u shtuar,nje dite thua se15 vrases qarkullojn ne kruje per te krijuar panik ne popull dhe per turistet,kurse per vrasesit qe jetojne te lumtur ne tropojen e tij dhe ne tirane nuk flet.sa per detin edhe pak dhe do te behesh keq se shitjen qe bere ti dhe luli te detit nuk e ben njeri tjeter.makthi sa vjen dhe shtohet brenda jush,ti nuk duhet te denohesh por ti duhet te jetosh sa me gjate qe populli te shoh tek ti fundin per se gjalli makthin qe ti po kalon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *