• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Laçiani u vra me plumb në kokë dhe u gropos, si zbuloi policia autorët

Lajme, Të fundit



Dalin në dritë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 34-vjeçarit nga Laçi, Kejsi Hysës (i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit), i cili u gjet i vrarë dhe i groposur këtë të shtunë pranë varrezave të fshatit Shelqet të Komunës Nikel, në Fushë-Krujë.

Lapsi.al mësoi nga burime pranë grupit hetimor se pista kryesore e ekzekutimit të të riut janë borxhet. Burimet thanë se dyshohet se Hysa u kishte marrë sasi të mëdha parash borxh disa personave.

“Një person me iniciale H.R. është ndaluar nga policia e Krujës, ndërsa një tjetër me inicialet A.T. është shpallur në kërkim policor për vrasjen. Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale”, – njoftoi zyrtarisht policia.

Lapsi.al mësoi se personi i arrestuar është ai që që ka folur në telefon me viktimën ditën që ai humbi kontaktet me familjarët. Megjithëse i fshihej policisë për shkak se kërkohej për një vrasje të ndodhur në vitin 2015 në Sarandë, Hysa bëte një jetë të pashqetësuar pranë familjes së tij në Laç.

Mëngjesin e 5 korrikut ai ka folur në celular me viktimën duke i lënë një takim. Pas këtij momenti Hysa është zhdukur pa lënë gjurmë. Burimet thanë se hetuesit ranë në gjurmë të autorëve pas zbardhjes së tablateve telefonike dhe këqyrjes së dusa kamerave të sigurisë në rrugë. Pranë vendit ku 34-vjeçari ishte groposur janë gjetur edhe 2 armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë. Nga këqyrja paraprake e kufomës, Hysa është qëlluar me një plumb në kokë.

Për 34-vjeçarin e gjetur të vrarë, gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për vrasjen e Edmond Theodhorit më 10 korrik 2015 në Sarandë. Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhrin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë. Disa nga personat e akuzuar si të përfshirë u vunë në pranga pas krimit, ndërsa Hysaj ishte në kërkim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *