• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein: Kam ofruar punë në këmbim të seksit

Paparazzi, Slider



Kam ofruar punë në këmbim të seksit, por kështu bëjnë dhe kanë bërë të gjithë”. Për herë parë pas skandalit të një viti më parë foli Harvey Weinstein, ish-producenti hollivudian i akuzuar nga dhjetëra gra për ngacmime dhe abuzime seksuale. Ai ishte pikënisja e shumë rrëfimeve në këtë drejtim në botën e kinematografisë, dhe jo vetëm, si dhe e krijimit të lëvizjes #MeToo.

Weinstein dha një intervistë për “Spectator”: “Nuk kam detyruar asnjë grua”, – deklaroi producenti, i cili sulmoi industrinë e kinemasë, ku sipas tij favore dhe oferta pune në këmbim të seksit janë të ditura dhe bëhen gjithnjë.

Weinstein e drejtoi gishtin edhe nga dy akuzueset e tij më të bujshme, Rose McGowan dhe Asia Argento, duke i akuzuar se gënjejnë lidhur me marrëdhënien e Argentos me shefin e njohur të kuzhinës Anthony Bourdain, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.

Aktorja italiane ishte përfshirë në polemika deri pak para tragjedisë, për shkak të një tradhtie të dyshuar ndaj saj dhe fotove të publikuara nga revista “Chi”, ku shfaqej me gazetarin francez Hugo Clement. Menjëherë pas vdekjes së Bourdain, aktorja McGowan mbrojti miken e saj Asia, duke thënë se ata kishin një lidhje të hapur. Weinstein u shpreh: “Normalisht nuk është e vërtetë, por të vdekurit nuk flasin dhe që të dyja ato gënjejnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *