• |
ide | kryesore

Ishte zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i groposur 34-vjeçari nga Laçi

Lajme, Të fundit



Prej katër ditësh 34-vjeçar ishte shpallur i zhdukur nga familja, ndërsa sot është gjetur i vrarë dhe groposur. Ai është Eljon Hysa nga Laci. Trupi i tij u gjet pranë varrezave në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Hysa ishte shpallur i zhdukur që në datën 5 korrik, ndërsa ishte në kërkim nga policia që nga vera e vitit 2015. Familjarët e kishin denoncuar rastin duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh ai i fshihej drejtësisë. Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015 në Sarandë. Ai ishte dënuar në mungesë.

©LAPSI.al 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *