• |
ide | kryesore

“Ismail Kadare në gjendje të rëndë në spital”/ Gazetarja jep detaje për lajmin e bujshëm (FOTO)

Lajme, Të fundit



Pasditen e se shtunës u përhapur rrufeshëm lajmi se Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka qenë poeti Arti Lushi ai i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale njoftoi se 82-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajë familjarëve dhe të afërmve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”, – shkroi Lushi.

Por duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në Instagram ka treguar se Kadare është “si kokrra e mollës” dhe se vetë ai është habitur nga ky lajm i pavërtetë.

“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë “fake news” duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra e mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë…”,- shkruan gazetarja në postimin e saj duke shtuar se dhe vetë Kadare është habitur nga ky lajm.

Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar europianë të shekullit XX, si dhe shkrimtari më i madh i letrave shqipe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *