• |
ide | kryesore

Ligji për shembjen e Teatrit, PD do e çojë në Gjykatën Kushtetuese

Lajme, Të fundit



“Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes”. Partia Demokratike shikon mundësinë që ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe rindërtimi i një tjetri përmes skemës PPP, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, duke mos i varur vetëm shpresat tek presidenti Ilir Meta, të cilit i është bërë thirrje që ligji të kthehet mbrapsht.

Mësohet se juristë të PD-së po bëjnë gati dosjen për në Kushtetuese, por duhet thënë se kjo gjykatë ka dy vjet e bllokuar, duke qenë se vetëm 2 anëtarë e kanë kaluar vetingun nga 9 që duhet të kishte. Jemi në kushtet kur gjykata s’mund të marrë vendim, por ka detyrim të pranojë ankimimin e opozitës dhe cështja të shqyrtohet kur të emërohen anëtarët e rinj të Kushtetueses. Opozita pretendon se ligji i miratur dhunshëm nga mazhoranca ka disa shkelje të Kushtetutës së vendit. 

© LAPSI.al 



3 Comments

  1. Hajde PD hajde,ka muaj qe i thote publikut se nuk kemi me gjykate kushtetuse se shteti ka re kurse tani mendojne qe ta hapin gjykaten dhe pastaj e mbyllin prap.ku eshte saliu ja keni thene ketij plaku se do e hapni gjykaten.bravo PD.

  2. Patjeter qe duhet cuar, dhe sa me pare,
    Gjykata K le ta shqyrtije kur te jete gati, shembja bllokohet deri ne shyqyrtim.
    Tjetra eshte dosje ne Prokurori, mbeshtetur nga firmetaret e Peticionit te Akeances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *