• |
ide | kryesore

Me kë udhëtoi Tahiri me jaht luksoz nga Mali i Zi drejt Leçes

Lajme, Të fundit



Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kanë zbuluar një tjetër udhëtim të dyshimtë tij jashtë vendit. Sipas asaj që raporton BW, udhëtimi ka ndodhur në verën e vitit 2017 kur Tahiri nuk e mbante më postin e ministrit, por ishte kulmi i akuzave të opozitës për lidhjet e tij me trafikun e drogës.

Sipas të njëjtave burime Saimir Tahiri zgjodhi të udhëtojë me jaht luksoz nga Mali i Zi deri në Lecce të Italisë. Ky udhëtim i ish-ministrit është aktualisht nën hetim. Udhëtimi është zbuluar pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Të njëjtat burime raportojnë se udhëtimi ka ndodhur pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit.

Gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces. Grupi i hetimit kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet. Kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë.

Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri.

Skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali për tu rregulluar nga vetë Moisi Habilaj, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania. Vetë Tahiri tashmë po hetohet në gjendje të lirë dhe hetimet do të zgjasin edhe 3 muaj të tjerë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Germo tare germo aty kam qenin e ngordhur batute e te madhit Kadri Roshi qe i shkon fort per shtat prokurorise shqiptare

  2. Ku e paske gjetur more Ilo këtë batutën e Kadri Roshit se vërtetë i shkon “rilindjes”, qenit të ngordhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *