• |
ide | kryesore

Raiola në lëvizje, Pogba i ofrohet Barcelonës

Sport



Lëvizje e pamenduar nga askush, e padëshiruar në Old Trafford, por që bën të shpresojnë katalanasit. Mino Raiola, menaxheri i Paul Pogba ka shtangur Manchester United, duke i ofruar mesfushorin francez kampionëve të Spanjës, Barcelonës.

Sipas Mundo Deportivo, gjërat kanë avancuar me shpejtësi dhe kur menaxheri italian nis të tilla inisiativa, fundi është gjithnjë i ditur.

Mesfushori po përjeton një Botëror në nivele të larta duke e ndihmuar Francën të arrijë në finalen e Kupës së Botës dhe ky fakt e ka favorizuar shumë Mino Raiola, të përcjellë tek spanjollët dëshirën e 25-vjecarit për tu larguar nga United drejt Barcelonës.

Pogba nuk është aspak i lumtur në Old Trafford me Jose Mourinho dhe Raiola i ka shprehur Barcelonës se ai është i interesuar të bëjë lëvizjen drejt Camp Nou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *