• |
ide | kryesore

Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

2, Ide

Kam folur me shumë miq të mij që janë ndjerë të shkurajuar, ditët e fundit, teksa shihnin si shiteshin njëri pas tjetrit  disa nga korifejtë e skenës sonë të teatrit.

Kam parë me qindra statuse në Facebook, që i tallnin, i shanin, i përbuznin, i përqeshnin, ata që nga protestues radikalë u shndërruan në batakçinj me bisht në shalë.

Kam dëgjuar pafund qytetarë të thonë shprehjen e zakonshme se ky vend nuk mund të bëhet kurrë, pasi këtu edhe morali edhe pasioni edhe bindjet edhe krenaria janë disa zëra më shumë në listën e mallrave që shiten dhe blehen në treg.

Lexo më tej:

Thellohet afera/ Si e zhduku Rama Teatrin Kombëtar nga Ansambli Monumental;

Por, sado dëshpëruese, e përshtirë, për të ngjallur krupën, të duket strategjia e lali Erit për të joshur me para, projekte, punësime, qofte apo birra, ata që realizmi socialist na kishte bërë t’i shikonim si përçuesit e zërit të Partisë tek masat, ky nuk është detyrimisht një lajm i trishtuar.

Patjetër që pasojat e tij nuk do të jenë të vogla.

Kauza e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar mori një të krisur të madhe, protesta nuk pati peshën që mendonin organizatorët e saj, në opinion u krijua dyzimi se kjo aferë milionash nuk qenka ndonjë skandal i madh, por përkundrazi, pjesë e një debati estetik për një teatër të vjetër apo të ri.

Si pasojë e kësaj, ndoshta këtë verë (ashtu siç ndodhi me stadiumin kur Tirana ishte derdhur drejt plazhit), godinës së vjetër italiane do t’i vihet dinamiti.

Por, pavarësisht se të gjithë nostalgjikëve dhe mbrojtësve të trashigimisë do tu hapet një plagë ne zemër, kjo histori nuk mund të shihet si një shenjë e qartë e vdekjes së nervit të protestës.

Sharlatanizmi i 10 apo 15 burrave që pranuan të njollosin me një lehtësi të padurueshme imazhin e tyre publik, nuk do të thotë se në këtë vend nuk ka shpresë. As se Lali Eri Doli i fituar.

Dhe për të mbështetur këtë tezë na shërben një histori e kohëve së fundit.

Nuk ka diskutim se në këtë vend të gjithë njerëzit që kaplohen nga deliri i pushtetit, pas krimit të parë që kryejnë, mendojnë se si të heshtin zërat kundër dhe revoltën e qytatarëve. Këtë bëri edhe Berisha në 21 janar. Për të mos u sfiduar më nga qytetarët poshtë zyrës së tij, ai urdhëroi të kryhehin vrasje. Kush e mban mend, që nga ajo ditë, ai qeverisi pa mitingje dhe pa revolta. Askush nuk guxoi më të dilte në bulevard. Dhe kjo fillimisht u duk si një fitore e përkohshme.

Edhe atëherë dëgjoheshin shumë zërat për një shoqëri të ndrojtur, pa fibër rrevolte dhe të friksuar deri në palcë që përshtatej me çdo lloj padrejtësie që i impononin.

Por, nuk kaluan as diçka më shumë sesa dy vite e gjysëm dhe shqiptarët u bënë 1 milionë bashkë për t’a hequr qafe vrasësin e bulevardit.

Natyrisht deri tani, socialistët nuk kanë dhënë dhembuj se përdorin kallashnivovin, në vend të tij ata fusin në punë paranë. Ata nuk të përdhunojnë, ata të korruptojnë. Ata nuk të godasin, ata të joshin.

Gjithnjë me të njëjtin qëllim: që të vjedhin për vete sa më rehat.

Këtë bënë edhe këtë herë për të shkatërruar protestën e teatrit. Edi Rama urdhëroi mashën e tij në bashki dhe deri diku ia arriti qëllimit.

Por sado i rëndë që të jetë, çfarëdo kostoje që të ketë, çmimi i kësaj taktike, rezultati që polli, nuk mund të shihet vetëm me syze të errëta. Ai nuk mund të jetë vetëm pasqyra e njerëzve pa dinjitet që shndërrohen në karagjozë në sy të publikut.

Sepse përpos kësaj, kjo ngjarje e trishtë nxori në dritë të diellit edhe një të vërtetë të madhe: se çfarë korruptuesi i rëndomtë është Lali Eri. Prandaj ashtu si njerëzit i mbajtën mend Berishës plumbat e 21 janarit, ata nuk do I’a harrojnë as atij, paratë e shpezuara për të shuar protestën e mbrojtjes së teatrit. Ai tashmë e ka marrë vulën e dallaverexhiut. Dhe dikur do t’a paguaj çmimin e saj. 

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Po pse more Bushat qenkan shitur, pse mendojne se nuk duhet te jene me brenda nje furriku qe ska kushtet me minimale, qe nuk ofron asgje vec te ftohtit ne dimer, vapes mbytese ne vere, dhe nderrimit mes roleve, me nje tyl mes dhomave burra/gra. Po thoni more shyqyr qe u kujtuan ta bejne nje Thiatro, se deri tani kishim pare te tille vetem nga ty dhe Mandi… He te keqen.

  2. Po pse more Bushat qenkan shitur, pse mendojne se nuk duhet te jene me brenda nje furriku qe ska kushtet me minimale, qe nuk ofron asgje vec te ftohtit ne dimer, vapes mbytese ne vere, dhe nderrimit mes roleve, me nje tyl mes dhomave burra/gra. Po thoni more shyqyr qe u kujtuan ta bejne nje Thiatro, se deri tani kishim pare te tille vetem nga ty dhe Mandi… He te keqen.

  3. Për të mos u sfiduar më nga qytetarët poshtë zyrës së tij, ai urdhëroi të kryhehin vrasje.

    Është turp të shkruash këtë fjali prej militanti Bushat.

    Kur përplasen dy njëri do të thyhet.

    Nuk e provokoi Berisha 21 Janarin, por HALEJA EDVIN.

  4. Me shume se sa dallaveraxhiu i fiqeve, jane keta pseudoartist pa boshte kurrizor qe ta peshtirosin qenien njerezore. A mund ti thuhet artist ketyre legenave , ketyre funderrinave qe kthejne bythen ne oferten me te pare ose me keq akoma berrtasin dhe çirren vetem e vetem qe te kene nje oferte? Ne çdo lloj kohe populli i ka syte gjithmone tek artistet , por ne kohe diktaturash dhe qeverrish arrogante populli i ka syte gjithnje e me shume nga artistet dhe pret se çoç do bejne , kurse artisti bene tregtarin . Eshte e paturpshme , e papertypshme dhe si rrjedhoje e pakonceptueshme nje veprim i tille . Le te bejne ç’te duan eshte e drejta e tyre , por te pakten te mos quhen apo vetequhen artiste .

  5. Te dalesh ne foto me lapidarin e falsitetit dhe te krekosesh sikur je ne krah te Churchillit Apo Reganit kjo vetem nder shqiptare ndodh.Ata qe nje dite para ishin gati te shtriheshin poshte gomave te fadromes,te nesermen hipen vete ne fadromes.Keto qenie te neveritshme
    dhe perverse tregojne tregojne see deri ne c made mund te degjeneroje qenia njeri,sidomos shqiptar.Shume te drejte kishte Suifft kur thoshte :”Medet sa poshte bie madheria njerezore our sherbejne can buburrece te ndyre”.

  6. See mund te degjeneroje njeriu deri nee kete grade dhe nee kete Moshe si Robert Ndrenika,Po or Po Robert Ndrenika,eshte e habitsheme.Te behesh Lolo e Erjon Velise ashte sa poshtruese aq dhe kriminale.A u be katunar Robert Ndrenika me gjestin qe beri……,Jo katunar Po monument i katunarise dhe poshterimit.Po me e paimagjinushmja eshte Ajo qe nuk ka turp.Rrofshin njerezit poshte kaskarenjte dhe te ligjte.

  7. Ne role artisti mund te kete shume fytyra te ndryshme,por ne jete vetem nje, ne te gjitha rrethanat e mundshme,nese don te lere pas nje emer te respektueshem.

  8. Se kuptoj pse kaq shum e ulin vlerat…a pak gjera kan tjera me vjedh mo lali ere…Shoku je administrator i tiranes. Pra nuk eshte pron e jote…se nuk ta ka len familja…idjot…Bej referendum dhe e vendosin vete qytetaret …

  9. Ka bërë padyshim edhe Berisha gabime si lider partiak apo shtetëror sepse nuk ka në botë njeri të pagabueshëm.
    Por nuk më duket se Berisha të jetë në nivelin e inteligjencës apo “zgjuarsisë” së Taulant Ballës.
    Demostrata e dhunëshme e 21 janarit, ishte parashikuar nga organizatorët si e tillë e bile pati deklarata edhe një ditë para saj nga organizatorët që jemi gati të kalojmë mbi kufoma, që të rrezojmë qeverinë e korruptuar të Berishës, që bashkëqeveris me “hajdutin me zë e figurë” Meta. Ndërkaq Metën Berisha e kishte detyruar që të jepte dorheqjen.
    Për fat, e gjithë skena e asaj proteste të dhunëshme ku viktima për disa orë rrjesht ishin policët e gjorë që u panë të gjakosur, është e vërtetuar se pati të shtëna me armë, pikërisht në kohën kur policia e kishte marë në dorë situatën.
    Thua na qenka Berisha aq “budalla” si Taulanti e të “jepte urdhër” për të vrarë, kur demostrata ishte qetësuar ?
    Përse duhet ta bënte këtë vetëvrasje politike të panevojëshme ?
    Akoma deri sot nuk është sqaruar se kush dhe pse hapi zjarr në ajër apo kundër civilëve, kur situata ishte marë në dorë nga policia.
    A kishte interes Berisha që të ndodhnin ato vrasje ?
    A nuk ishin organizatorët ata që kishin deklaruar para demostratës së dhunëshme se kërkonin gjak për rrëzimin nga pushteti të Berishës ? E pra atyre ju interesonte ky gjak i derdhur e jo Berishës siç vazhdon ta komentojë Bushati akoma edhe sot kur vetë ishte në grupin e organizatorëve të asaj demostrate.
    E mbylli gojën Rama për “dëshmorët” e asaj demostrate, sapo hëngri një ngjalë me Metën e vendosën të bashkëqeverisin. Pas këtij fakti edhe Bushati duhej ta mbyllte gojën e të mos fliste më për “vrasje” të Berishës, pasi edhe vetë “u tradhëtua” nga Rama që u bashkua me “hajdutin” Meta.
    Po e njejta histori është edhe me aksidentin tragjik të Gërdecit.
    Më shumë se kujtdo në Shqipëri, nuk i interesonte kryeministrit Berisha që të ndodhte ai aksident , por më shumë i interesonte kundërshtarëve të tij politikë , jo vetëm Ramës mik i Delijorgjit por edhe Bushatit që ka një alergji të pakuptueshme kundër tij, ndonëse Berisha si mjek është përkujdesur me detyrimin e Hipokratit, për shëndetin e gjyshit të tij.
    Meqe kjartësisht nga hetimi doli se ai aksident tragjik ishte pasojë e një pakujdesie të një punonjësi që edhe vetë ishte viktimë, një koleg i Bushatit, edhe ai me urrejtje patollogjike për Berishën, kësaj historie tragjike, i bashkëngjiti artificialisht edhe një histori të trilluar se meqë biri i Berishës qenka marë me tregëtinë shtetërore të armëve në rrugë të paligjëshme, paskej qenë ai dhe i ati që paskëshin shkuar në Gërdec qe ti vinin zjarin fitilit për të hedhur në erë fabrikën e Delijorgjit. Edhe kjo shpifje e ndyrë e Mero Bazes, njëlloj si shpifja se Berisha ka urdhëruar vrasjen e 21 janarit, është jashtë çdo llogjike normale dhe as kishte mundësi që të vërtetohej derisa “faktet” ishin sajuar me fantazira të sëmura e të pa verifikuara me asnjë provë.

  10. Me ne fund edhe artistet e kuptuan se nuk mund ti sherbenin kauzave politike te maskuara si pseudoambientaliste apo kulturaliste.Duke pare lincimin,fyerjet,sharjet ,balten qe hidhni kunder atyre aktoreve dhe artisteve qe nuk rreshtohen ne llogoret politike si ju ,mendoj se vleresimi I shqiptareve per ta rritet.

  11. Mua me dhjesin shume keta komentuesit tip Kofsha e Kecit(njehere me 1 t, njehere me 2).
    Keta bejne sikur u dhimbsen kushtet klimaterike te nderteses… Ne fakt jane vetem merobaziste e cendrifugiste me pagese.

  12. A e shikoni fotografine e Andit? Nje djale i bukur me syte blu! Kjo fotografi eshte e nevojshme per burra prostituta qe shesin trupin e tyre! Sa do te jepte nje Gay per nje nate seks me Andin! Ky njeri nipi i Kapos dhe nipi i Bushatit ka marre bekimin e Saliut qe kur i lante bythet ne Paris! Keta njerez te ulet nuk duhet te kene vend ne median shqiptare! Dhe prapa jane komentuesit analfabete! Cfare mjerimi shqiptar? Viti 2018 ,shekulli i 21 shqiptaret nuk dine te shkruajne! Militante saliniane!

  13. Me gjithe ato toka,prona shteterore qe Saliu i dha sikur ti kishte te babes prej Tropoje,do ishte bere nami nga grevat dhe ngujimet.I rrahu Sala sa qe gjaku qe u derdh akoma nuk i hiqet nga fytyra si psh A.Imamit apo K.Isalmit,po si shqiptare qe jemi ,ja lepijme sumen cdo te pari,Rama do pasuri por pa futur Gazideden ne pune,rruyshfetin e do dhe mbreti,kjo eshte dhe rruga me “ndershme”.Kot lodheni ,teatri edhe Basha edhe Rama edhe Nano edhe Meta do ta rripnin te gjalle,aktoret jane te lumtur ku do te kene nje vath qe te hane qelepir.Pronaret e vertete te tokave si Vrionet apo delvina apo vlora nuk moren asnje shkurre nga Sali tropoja,dhe keta kishin rreth 65% te tokes ne shqiperi.Pordhet vazhdohjne kot se mbas nje muaji budezeri do filloje punen(sa me shpejt se Meta gati eshte) dhe aktoret do ligjerojne mbrockulla nga kohet e vjetra dhe moderne,asgje nuk eshte e tyre.

  14. I madhi Xhevahir Spahiu ka thene nje here se po vure bythen ne guzhine, mut do gatuaje. Keshtu qe mos u habisni nga bemat e Rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu